OTP Bank

Banka OTP Albania & CKB e Malit të Zi garojnë së bashku në Maratonën e Tiranës

Në datën 20 tetor 2024, u mbajt edicioni i tetë i Maratonës së Tiranës, me pjesëmarrjen e mbi 4,000 garuesve, në tre kategori të ndryshme vrapimi.

Pjesëmarrja e Bankës OTP Albania në këtë edicion, u shpreh në mënyrën më surprizuese, duke u pozicionuar në vijën e startit krah për krah me kolegët entuziastë të Bankës CKB të Malit të Zi. Misioni i kësaj gare zemrash ishte gjithashtu në mbështetje të kauzës së Organizatës ‘Save the Children’, për të përcjellë vlerat e përbashkëta të një skuadre, kulturën sportive dhe mbi të gjitha përkujdesjen ndaj atyre që kanë më tepër nevojë, fëmijëve.

Kjo iniciativë që bashkoi zemrat dhe qëllimet e pjesëmarrësve, për një shoqëri më të mirë, u transformua në përvojën më të bukur e sfiduese, si edhe përfshiu emocionalisht të gjithë stafin mbështetës e organizues, nga të dy bankat respektive.

Maratona e Tiranës, tashmë traditë për Bankën OTP Albania nuk ishte vetëm një sfidë sportive, por një ndërgjegjësim i lartë në kontekstin e përgjegjësisë sociale dhe një ndërveprim në nivel rajonal, si dy banka anëtare të Grupit bankar OTP, i cili në mënyrë të vazhdueshme angazhohet në këtë aspekt.

Bashkëndajmë dhe mbështesim iniciativat e përgjegjësisë sociale, përmes vlerave të përbashkëta dhe po nën këtë vizion Banka OTP Albania do të vijojë të përkushtohet në çdo kauzë të përgjegjësisë sociale!



Lista e lajmeve