Më datë 7 korrik, ndërmorëm një tjetër iniciativë të rëndësishme, e cila tashmë në OTP Bank Albania është kthyer në traditë. Dhurimi i gjakut është një prej gjesteve më solidare e bujare që një njeri mund të kryejë, e sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët talasemikë.
Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe nën udhëheqjen e kolegut tonë Elton Hysko, në ambientet e bankës u organizua një fushatë e dhurimit të gjakut për të mbështetur pikërisht këta fëmijë të çmuar.
Ky aktivitet u realizua me shumë kujdes dhe në përmbushje të të gjitha masave të higjienës dhe protokollove mjekësore për të garantuar sigurinë e dhuruesve me një sërë analizash dhe mbarëvajtjes së gjakut.
Ne falenderojmë të gjithë vullnetarët që e përqafuan këtë iniciativë duke u bërë pjesë pa hezituar, pavarësisht se jo të gjithë e kishin të mundur të dhuronin gjak, e megjithatë u shndërruan në ndihmës për tu kujdesur për dhuruesit tanë.
Jemi të lumtur të kontribuojmë sado pak në kurimin e fëmijëve në këtë sfidë shëndetësore dhe të japim shembullin tonë të mirënjohjes dhe solidaritetit ndaj komunitetit.









