OTP Bank

Depozita Rising Star

E ardhmja e fëmijës tënd fillon me zgjedhjet që bën sot. Depozita Rising Star të jep mundësinë të ndërtosh gradualisht një fond kursimi për të ardhmen e tij, duke kombinuar fleksibilitetin e depozitimeve të rregullta me përfitime konkurruese dhe sigurinë e një depozite bankare.

Pse të zgjedhësh këtë depozitë?

Nëse dëshiron të kursesh për arsimin, projektet apo objektivat e ardhshme të fëmijës tënd, Depozita Rising Star është një zgjidhje e krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Me mundësinë për të depozituar fonde në çdo moment dhe pa kufizime në shumën maksimale, ajo të ndihmon të ndërtosh gradualisht një bazë të fortë financiare për të ardhmen.

Çfarë duhet të dish?

  • Shuma minimale për hapjen e depozitës është 5,000 Lek ose 50 Euro.
  • Normë fikse interesi vjetor 2.389% në Lek dhe 3.370% në Euro.
  • Nuk ka kufi maksimal për shumën e depozituar.
  • Mund të kryesh depozitime shtesë në çdo moment.
  • Afati i depozitës zgjat deri në mbushjen e moshës 18 vjeç nga përfituesi.
  • Interesi kreditohet një herë në vit, në fund të vitit kalendarik.

Çfarë nevojitet?

Për fëmijën:

  • Kartë identiteti ose pasaportë.
  • Certifikatë personale.
  • Certifikatë lindjeje (nëse depozita hapet për një të porsalindur).

Për prindin:

  • Kartë identiteti ose pasaportë.
  • Certifikatë familjare e muajit të fundit.

Për përfaqësuesin ligjor:

  • Kartë identiteti ose pasaportë.
  • Vendim gjykate për kujdestarinë e fëmijës.

Kushtet e depozitës:

  • Norma e interesit përditësohet çdo vit sipas normave referuese të tregut.
  • Interesi paguhet çdo 31 Dhjetor.
  • Depozita mund të mbahet deri në maturimin e saj ose të mbyllet sipas kushteve të produktit.
  • Në rast mbylljeje para afatit, nuk përfiton interesin e vitit aktual dhe humbet interesin neto të dy viteve të mëparshme.

*Depozitat e klientëve individë në OTPBank sigurohen derinë shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al

 

Na kontakto për më shumë!

Dokumentacioni i kërkuar

Për fëmijën:

  • Dokument identifikimi
  • Pasaportë
  • Certifikatë personale e fëmijës
  • Certifikatë lindje (kur depozita hapet për një të porsalindur)

Për prindërit:

  • Dokument identifikimi
  • Pasaportë
  • Kartë identiteti
  • Certifikatë familjare e muajit të fundit

Për përfaquesin ligjor:

  • Dokument identifikimi
  • Pasaportë
  • Kartë identiteti
  • Vërtetim nga Gjykata e Rrethit për marrjen e kujdestarisë mbi fëmijën.

Më shumë mbi depozitën Rising Star

  • Tërheqjet e pjesëshme të fondeve nuk do të lejohen;
  • Për mbylljet para kohe aplikohet penalitet për 3 vite interesa;
  • Në rast se tërhiqet shuma e depozituar brenda 30 ditëve para afatit të maturimit, atëherë depozita do të mbyllet dhe klienti përfiton interesat për të gjithë periudhën e plotë të shumës në depozitë;

Depozitat e klientëve individë në OTP Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al