Ku ka më bukur sesa një rifillim plot energji, hijeshi dhe elegancë!
Klientët tanë e kanë vlerësuar prej kohësh tashmë kujdesin tonë te posaçëm ndaj mjediseve të degës. “Të këndshme, të reja dhe moderne” janë pikërisht fjalë që ata kanë përdorur për të shprehur opinionet e tyre. Dhe sigurisht që kjo vjen me një mision më të gjerë, për t’i shërbyer klientëve në formën më të mirë të mundshme.
Këtë frymë përcjell dhe mjedisi i ri i Degës në Rrugën e Kavajës, të cilën e inauguruam rishtazi me një festë të vogel në praninë e klientëve tanë tashmë miq të Bankës.
I urojmë shumë suksese skuadrës së Degës Rr. Kavajës, ndërsa mirëpresim klientët tanë për të shijuar cilësinë e shërbimit gjithnjë e në rritje.

