OTP Bank

2020 – Tirana Business University

Në kuadër të bashkëpunimeve që Banka OTP Albania ka dhe realizon me institucione arsimore në vend, gjatë javës së fundit të muajit maj, punonjës të Banka OTP Albania u përfshinë në dy konkurse të përvitshme të organizuara nga Tirana Business University (TBU):

  • Sipërmarrësit e së Nesërmes, Edicioni 10 – ku pjesëmarrësit prezantuan, individualisht ose në skuadra, ide biznesi të shjelluara në format të thjeshtuar plan-biznesi;
  • Juristët e së Nesërmes, Edicioni 6 – në të cilin individë ose skuadra prezantuan kërkesë-padi dhe mbrojtje/prapësime për një kauzë juridike/çështje ligjore.

Gjatë këtij aktiviteti katër ditor, stafi i Bankës OTP Albania u bë pjesë aktive e jurive që vlerësuan cilësitë dhe kreativitetin e prezantimit të idesë (motivimi dhe performanca) dhe nivelin e shtjellimit të planit, kompetencës prefesionale si dhe sa biznesi është i vetëzbatueshëm prej tyre dhe/ose mund të konsiderohet me mundësi të larta për financim. Banka OTP Albania mbështeti financiarisht një prej çmimeve të para që ju akordua konkurrentëve pjesëmarrës në këtë aktivitet. Ne jemi të angazhuar që të jemi prezent dhe aktivë në rolin tonë si mbështetës i edukimit, krijimin e kulturës së sipërmarrjes dhe inovacionit.