OTP Bank

2018 – MIK Festival

Projekti “Muzika Internacionale në Korçë” (MIK Festival), i cili fillon nëpërmjet edicionit të tij të parë në datat 25 – 29 korrik 2018 në qytetin e Korçës, është eventi kulturor i radhës që sponsorizohet nga Societe Generale Albania. MIK Festival lindi si ide e nisur nga sopranoja e famshme, znj. Inva Mula dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës. Festivali do të zgjasë 5 ditë me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën dhe historinë e qytetit të Korçës dhe për ta përfshirë atë në hartën e destinacioneve të ngjarjeve kulturore të rajonit. Societe Generale Albania edhe këtë herë tregoi mbështetjen e saj për muzikën klasike dhe artin në përgjithësi, duke qenë një prej sponsorëve kryesorë të MIK Festival. Dita e dytë e festivalit, e cila është edhe dita franceze e tij, do të përmbajë në program muzikë franceze të interpretuar nga artistë të ndryshëm të njohur në skenat ndërkombëtare. Ndërkohë që mbyllja e kësaj dite do të jetë një spektakël më vete ku të ftuarit do të mund të shijojnë artin kulinar francez nga një shef me origjinë shqiptare.

This site is registered on wpml.org as a development site.