OTP Bank

2014 – Mbështesim çmimet Kult

Në vitin e 11 të saj dhe me mbështetjen e Bankës Societe Generale Albania, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Kultures dhe sponsorëve të tjerë, Akademia KULT solli mbrëmjen e madhe Gala të ndarjes së Çmimeve KULT, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, më datë 7 nëntor. Ceremonia u transmetua live në rrjetin e RTSH në platformën tokësore dhe satelitore. Çmimet KULT vazhdojnë traditën e promovimit të artit dhe kulturës së vërtetë shqiptare, që prej vitit 2005, duke i dhënë një jehonë të denjë gjithë artistëve të mëdhenj dhe atyre të rinj. Mbrëmja e datës 7 nëntor na njohu me emrat e fituesve në një Mbrëmje Gala me të ftuar specialë dhe surpriza që ishin pjese e mbrëmjes kushtuar artistëve që kanë spikatur gjatë vitit 2014. Në edicionin e 11 të Çmimeve KULT në garë ishin 52 artistë, të cilët konkurruan në 13 fusha: Artisti Pamor i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit, Kënga e Vitit, Balerini i Vitit, Libri Artistik, Libri Studimor, Përkthimi i Vitit, Libri Publicistik i Vitit dhe Dokumentari i vitit. Me pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit po edhe jashtë saj, të cilët kaluan në tapetin e kuq të Çmimeve KULT, e për të vazhduar me emra artistësh që rrëmbyen kupat.