OTP Bank

OTP Bank blen një tjetër bankë në Shqipëri

Pas hyrjes në treg më shumë se tre vjet më parë, OTP Bank po blen sërish një bankë në Shqipëri. Me përftimin e Alpha Bank Albania, filiali shqiptar i OTP Group është në rrugën për t’u bërë lojtari i pestë më i madh përsa i takon aseteve dhe i dyti me i madh për kreditë pas përmbylljes së transaksionit.

Budapest, 6 dhjetor, 2021 – Alpha Bank, filiali shqiptar i bankës Greke Alpha Bank, është banka e tetë më e madhe në Shqipëri me një pjesë tregu për asete totale prej pothuajse 5%. Alpha Bank operon si një bankë universale njëkohësisht për segmentet retail dhe korporatë. Çmimi i blerjes është dakordësuar për 55 million Euro.

Lista Lajmeve