OTP Bank

OTP Bank Albania nënshkruan Parimet e Fuqizimit të Grave

Prej 17 Maj 2023, OTP Bank Albania është një nënshkruese zyrtare e Parimeve të Fuqizimit të Grave (WEPs), një set parimesh biznesi që udhëheq fuqizimin e grave në vendin e punës dhe komunitet. Si një aktor ekonomik krenar në sektorin Bankar, OTP Bank Albania operon në përputhje të plotë me etikë, vullnet dhe praktika të mira në raport me barazinë gjinore.

OTP Bank Albania ka qenë dhe do të jetë shembulli për të siguruar që secili, pa marrë parasysh gjininë e tyre, kanë akses në mundësi, burime dhe pushtet të barabartë dhe trajtohen me dinjitet, respekt dhe drejtësi.

Z. Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania nënshkroi Parimet e Fuqizimit të Grave (WEPs) gjatë një aktiviteti në mjediset e OTP Bank Albania me Z. Michele Ribotta – Përfaqësues i UN Women Albania. Anëtarë të lartë të Bordit Menaxhues të Bankës ishin të pranishëm gjatë ngjarjes.
Përfaqësuesit e OTP Bank Albania dhe UN Women Albania shkëmbyen mendime dhe bindjet e tyre për rëndësinë e kushtimit të një vëmendjeje të veçantë ndaj prosperitetit të grave në ekosistemin e biznesit, ku Bankat luajnë pa dyshim një rol thelbësor.

“Jemi të emocionuar që i bashkohemi familjes WEPs dhe festojmë sot angazhimin tonë për barazi gjinore, angazhim i cili siguron më tej kujdesin e përhershëm të Bankës sonë për të shprehur me zë rëndësinë e grave në qasjen tonë strategjike dhe ndërmarrjen tonë të përditshme. OTP Bank Albania është plotësisht në përputhje me parimet e WEPs dhe krenohemi për këtë. Në stafin tonë menaxherial, kemi një përfaqësim të balancuar të grave dhe burrave, ndërsa 70% e të gjithë punonjësve tanë janë gra”, deklaroi Z. Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania.

Ndërsa Z. Ribotta deklaroi se “Parimet për Fuqizimin e Grave ofrojnë një mundësi për OTP Bank Albania dhe më të gjerë për sektorin bankar në Shqipëri për të shërbyer si shembull në promovimin e fuqizimit ekonomik të grave. Kur gratë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit të tyre, ky kontribut është në të mire të të dyja gjinive dhe shoqërisë në përgjithësi”.



Lista e lajmeve