OTP Bank

OTP Bank Albania nënshkruan marrëveshjen me NAREA

OTP Bank Albania dhe Shoqata NAREA, “National Albanian Real Estate Association”, kanë firmosur në datën 23.04.2024, marrëveshjen e partneritetit mes tyre.

Kjo marrëveshje është zyrtarizuar përmes një akti ceremonial nënshkrimi, të mbajtur në Zyrat Qëndrore të OTP Bank Albania, me praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës, Z. Bledar Shella, Znj. Liljana Shkodra, Drejtore e Divizionit Retail dhe Anëtare e Bordit të Menaxhimit si edhe Z. Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës NAREA dhe përfaqësues të tjerë midis të dy palëve.

1 scaled

Nëpërmjet kësaj marrëveshje partneriteti, synohet angazhimi i të gjithë anëtarëve të NAREA në referimin e klientëve të tyre për financimin me kredi nga OTP Bank Albania.

Akte të tilla anagazhimi dhe partneriteti dypalësh, synojnë jo vetëm promovimin e Pasurive të paluajtshme në Shqipëri, por edhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit dhe formalizimin e këtij segmenti të tregut.

4 scaled

NAREA është një shoqatë Kombëtare, roli i të cilës është të fuqizojë komunitetin dhe rrjetin e ndërmjetësve, nëpërmjet kërkim-zhvillimit, si edhe zgjerimit të bashkëpunimit edhe në sektorin Bankar.

OTP Bank Albania vlerëson këtë partneritet në kuadër të vizionit të saj për rritjen e financimeve, në sektorin e pasurive të paluajtshme.



Lista e lajmeve