OTP Bank

OTP Bank Albania inauguron dy degë, Fier dhe Vlorë

OTP Bank Albania inauguron dy degë, në Fier dhe në Vlorë! Përmirësimet e shërbimit të klientit, janë në rrugë të mbarë!

OTP Bank Albania e ka zgjeruar prezencën e saj në tregun bankar në Shqipëri përmes bashkimit të dy Bankave në vend dhe aktualisht ka 50 degë në shumë qytete dhe 200 ATM në gjithë territorin. Së fundmi u inauguran dy degë të rëndësishme, në qytetin e Fierit dhe në Vlorë. Në ceremoninë e inagurimit të këtyre degëve morën pjesë drejtues të lartë të bankës, prefektët e qarqeve Fier dhe Vlorë, Kryetari i Bashkisë Vlorë dhe shumë të ftuar nga biznesi i Fierit dhe Vlorës. Një atmosferë festive dhe plot emocion shoqëroi gjithë mbrëmjen e inaugurimit.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm

Në fjalën e tij mbajtur në këtë event të rëndësishëm, drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania z.Bledar Shella, theksoi se keto degë vijnë në vijim të strategjisë së bankës për zgjerim dhe forcim. “Zgjerimi dhe ripërtëritja e degëve që po inaugurojmë, janë shprehje konkrete e strategjisë së Bankës OTP në vendin tonë për rritje të prezencës dhe cilësisë së shërbimit. Degët në qytete, sidomos qyteteve të Fierit dhe Vlores të njohura për dinamikën dhe gjallërinë e biznesit vendas, janë në fokus të strategjisë së bankës për mbështetje të turizmit, hotelerisë dhe shërbimeve. Këto qytete janë shumë të rëndësishme për Bankën tonë, e ndaj banka realizoi këtë investim të qenësishem në të dy qytetet.

Ne jemi duke investuar ditë pas dite dhe jemi në linjë me të gjitha udhëzimet e Grupit. Do të vazhdojmë ta mbajmë këtë eficiencë duke investuar në të gjitha drejtimet; rrjet, shërbime, përmirësim procesesh dhe shtim të produkteve dhe ofertave. Ne njihemi për shërbimin tonë cilësor, i cilit prej efektit të bashkimit të bankave mund të ketë pësuar një lëkundje të përkohshme. Shumë shpejt, të gjithë klientët e OTP Albania do përjetojnë shërbim të nivelit të lartë të cilësisë, me përmbylljen dhe të bashkimit të plotë teknik pas rreth 2 muajsh.

Ne duam të jemi sa më pranë jush. Tashmë me rritjen e numrit e degëve, numrit të ATM-ve si dhe duke investuar në digjitalizim jemi realisht me plan të arritur. Grupi OTP është grup bankar në Evropën Qendore & Lindore me ritmin më të lartë të rritjes, i cili ka përhapur markën e tij gjatë 15 viteve të fundit në 11 shtete dhe është lider në 5 prej tyre. Që në ardhjen e tij para 5 vitesh në Shqipëri, shprehu qartë ambiciet për të qenë një nga bankat kryesore në vend. Ky Grup me rezultatet e vit-pas-vitshme flet për stabilitet financiar dhe ambicie për zgjerim & forcim në rajon” tha z. Bledar Shella, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania.

Struktura e degëve të reja ne Fier dhe Vlorë.

Hapja e degëve të reja, plotëson në shumë dimensione vizionin e bankës. Ky vizion përkufizohet si misioni i OTP për shërbimin sa më cilësor ndaj klientëve, si evidencë të aspiratës afatgjatë për t’u rritur më tej në tregun shqiptar. Degët e reja ofrojnë një mjedis mikpritës me karakteristika inovative të krijuara për të përmirësuar përvojën e klientit. Ekzistojnë disa hapësira takimesh për klientët në mënyrë që shërbimi të jetë brenda kërkesave të vetë klientëve në përputhje me standardin e kohës dhe të Grupit OTP. Është menduar edhe për fëmijët, duke i kushtuar një hapësirë të posaçme për argëtim, teksa prindërit kryejnë veprime bankare.

IQ0A2782 2 scaled
IQ0A2813 scaled
IQ0A2559 scaled
IQ0A2905 scaled
IQ0A2918 scaled
IQ0A3000 scaled
IQ0A3039 scaled
IQ0A2371 scaled
IQ0A2388 scaled
IQ0A2410 scaled
IQ0A2431 scaled
Thumbnail 2
Thumbnail 3
Thumbnail 1
Thumbnail 4
Thumbnail 5
Thumbnail 6
Thumbnail 7
Thumbnail 8
Thumbnail 9
Thumbnail 10
Thumbnail 10
previous arrow
next arrow
Thumbnail 2
Thumbnail 3
Thumbnail 1
Thumbnail 4
Thumbnail 5
Thumbnail 6
Thumbnail 7
Thumbnail 8
Thumbnail 9
Thumbnail 10
Thumbnail 10
previous arrow
next arrow


Lista e lajmeve