OTP Bank

OTP Bank Albania, BERZH dhe AATSF vazhdojnë partneritetin

OTP Bank Albania, BERZH dhe AATSF vazhdojnë partneritetin për të fuqizuar bizneset e vogla dhe të mesme të turizmit dhe bujqësisë në Shqipëri.

Në dhjetor 2021, OTP Bank Albania bashkoi forcat me BERZH në qëllimin e saj për të mbështetur turizmin Shqiptar dhe bizneset e vogla dhe të mesme përmes AATSF (Mbështetje e Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar).

Në projektet tona për të mbështetur praktika të qëndrueshme, etike dhe miqësore ndaj mjedisit, partneriteti ynë me AATSF na mundëson të ofrojmë akses financiar në një shkallë të gjerë biznesesh të vogla dhe të mesme për sektorin e agrikulturës dhe turizmit. Mbështetja ofrohet në formën e kredidhënies dhe shpërndarjes së riskut të portofolit, duke përfituar nga një mbulim i riskut paraprak të ofruar nga Qeveria Shqiptare.

Bizneset përfitojnë nga një gamë e gjerë investimesh, si asete fizike për bujqësi, përpunim dhe tregtim të produkteve bujqësore dhe peshkimi, si dhe financime themelore të nevojshme për rritjen e një biznesi. Midis shumë shërbimeve, si 50% kolateral (vetëm për agrobizneset) kundër vlerës së kredisë dhe mbulim risku nga mungesa e kolateralit, çdo biznes i kualifikuar mund të përfitojë nga një grant kredie prej 10% të shumës së financimit.

Gjatë bashkëpunimit tonë, ne kemi ofruar fonde për një numër të madh biznesesh të vogla dhe të mesme kryesisht në fushën e hotelerisë dhe turizmit. Këto biznese kanë mundur të rrisin kapitalin e tyre dhe zgjerojnë gamën e shërbimeve duke ndikuar pozitivisht në rritjen e cilësisë së turizmit në vend.

Si pjesë e Grupit OTP, ne ndajmë një vizion të përbashkët përkundrejt zhvillimit të vazhdueshëm e të qëndrueshëm. Gjithashtu, një ndër pikat tona të forta është kultivimi i partneriteteve të cilat i shtojnë vlerë komunitetit ku bëjmë pjesë ndaj përqafojmë bashkëpunime të frytshme si ky me BERZH dhe AATSF.



Lista e lajmeve