OTP Bank

Njoftim për mirëmbajtje të planifikuar të sistemeve bankare

Në kuadër të përputhjes me zhvillimet më të fundit rregullatore të Bankës së Shqipërisë, që synojnë “Përmirësimin e sistemeve të pagesave me adoptimin e standardit SEPA për pagesat kombëtare dhe në përputhje me standardin SWIFT ISO 20022 për pagesat ndërkombëtare”, Banka OTP Albania do të kryejë një mirëmbajtje teknike të sistemeve të saj digjitale për të mbështetur këto përmirësime.

Për shkak të kësaj mirëmbajtje, do të ketë kufizime në kryerjen e disa veprimeve në sistemet tona digjitale, rrjetin e degëve dhe të bankomateve. 

Periudha e ndërprerjes së shërbimeve:

E premte, 12 shtator 2025

  • Rrjeti i Degëve

NUK mund të kryhen veprimet e mëposhtme prej orës 14:00: 

  • Pagesat kombëtare në monedhën Lek (AIPS dhe AECH) dhe EURO

Mund të kryhen veprimet e mëposhtme: 

  • Pagesat kombëtare në monedhat e tjera të huaja (USD, GPB, CAD)
  • Pagesat ndërkombëtare
  • Platforma Online Banking

NUK und të kryhen veprimet e mëposhtme prej orës 14:00 

  • Pagesat dalëse me përfitues brenda vendit, në të gjitha monedhat

Mund të kryhen veprimet e mëposhtme: 

  • Pagesat brenda bankës në të gjitha monedhat
  • Pagesat ndëkombëtare me përfitues jashtë vendit me kufizimin e vetë që nuk do të mund të gjenerojë kopje të SWIFT në platformë

E shtunë, 13 shtator 2025

  • Rrjeti i Degëve (vetëm për degët e hapura gjatë ditës së shtunë)

NUK do të mund të kryhen veprimet e mëposhtme gjatë gjithë ditës: 

  • Pagesat kombëtare në monedhën Lek dhe EURO

Mund të kryhen veprimet e mëposhtme: 

  • Pagesat kombëtare në monedha të tjera të huaja (USD, GBP, CAD)
  • Pagesat ndërkombëtare
  • Pagesat brenda bankës
  • Platforma Online Banking (deri në orën 23:00)

NUK do të mund të kryhen veprimet e mëposhtme: 

  • Pagesa dalëse me përfitues brenda vendit, në të gjitha monedhat

Mund të kryhen veprimet e mëposhtme: 

  • Pagesat brenda bankës (të çdo lloji)
  • Pagesat ndërkombëtare me përfitues jashtë vendit me kufizimin e vetëm që nuk do mund të gjenerojnë kopje të swiftit në platformë

Nga ora 23:00 e ditës së shtunë deri në 10:00 am të ditës së dielë: 

  • Platforma Online Banking do të jetë e aksesueshme, por nuk do të mund të kryhen transaksione nëpërmjet saj.
  • Çdo transaksion i kryer gjatë kësaj fashe orare në Online Banking do të anullohet automatikisht dhe nuk do të procesohet nga banka.
  • Në ATM nuk do të mund të procesohet veprimi Cash IN (depozitim fondesh) por do të vazhdojnë të procesohen normalisht tërheqjet cash dhe pagesat me karta në POS dhe e -commerce. 

Pas orës 10:00 të ditës së dielë, të gjitha shërbimet në platformën Online Banking, për çdo lloj pagese nëpërmjet saj, si dhe funksioni Cash In në ATM do të funksionojnë normalisht. 

Për çdo paqartësi që mund të keni lidhur me informacionin e mësipërm, mund të kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Cilësisë në numrat e kontaktit 0800 48 48 ose 0694012121 & 0684012121

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Banka OTP Albania 



Lista e lajmeve