Udhëtoni më shpejt dhe më komodë. Tani në më shumë se 80 aeroporte në mbarë botën.
Çfarë është ky shërbim?
Mastercard Travel Experiences (MTE) është një program i ofruar nga DragonPass dhe Mastercard përmes aplikacionit/faqes së internetit MTE dhe përbëhet nga 3 shërbime:
- Airport Security Fast Track
Akses në korsi të dedikuar drejt e në pikën e kontrollit të bagazheve, në mbi 80 aeroporte.
- Transport në aeroport
Mundësi për rezervim makinash luksoze, me shofer personal, për tërheqjen nga aeroporti në destinacion
- Zbritje në restorantet e aeroportit
Zbritje në restorantet ekskluzive të aeroporteve. Paraprakisht zgjidhet oferta në aplikacionin MTE dhe paraqitet kodi QR.
Çfarë përfitojnë mbajtësit e kartës?
- Mbajtësit e kartave në Shqipëri përfitojnë anëtarësim falas në MTE, pra akses në aplikacionin dhe faqen e internetit MTE
- Lejet e rezervuara Fast Track i tarifohen mbajtësit të kartës nga 4 deri në 17 euro për person për kalim
- Transfertat e rezervuara të aeroportit i tarifohen mbajtësit të kartës
Cila kartë është e pranueshme?
- Individ – kartat Mastercard Gold e lëshuar nga OTP Bank Albania
Si merret shërbimi?
- Nëpërmjet aplikacionit MTE i cili shkarkohet në Google Play ose App Store
- Nëpërmjet faqes së internetit MTE travelexperiences.mastercard.com
Si funksionon?
- Mbajtësi i kartës shkarkon aplikacionin dhe regjistrohet me kartën e tij Mastercard në aplikacion ose në faqen e internetit MTE
- Përpara udhëtimit, mbajtësi i kartës zgjedh në aplikacion/faqen e internetit MTE aeroportin, numrin e pasagjerëve dhe kohën kur do të përdorë shërbimin Fast Track
- Pasi konfirmohet çmimi i cili varjon 4-17 Euro për person, vihet në dispozicion kodi i cili dërgohet në email ose aplikacion
- Pas marrjes së kodit, mbajtësi i kartës paraqitet në linjën Fast Track për të përfituar akses