OTP Bank

Grupi OTP organizon Samitin Bancassurance

Projekti i ekselencës në fushën e sigurimeve bankare që po krijon sinergji.

Produktet e sigurimeve të cilat janë të disponueshme sot, shkojnë përtej perceptimit të thjeshtë se ato mund të shiten vetëm me produktet e kredisë. Përveç sigurimit të kredisë edhe produktet afatgjata janë në kërkesë si për klientë individë, ashtu edhe për familjet.

Shitja e produkteve të sigurimit nuk konsiderohet nga Grupi OTP vetëm si një burim fitimi. Tepër i rëndësishëm është edhe fakti që, ofrimi i këtyre produkteve, krijon vlerë dhe u shërben klientëve duke iu ofruar një mbrojtje reale në situata të vështira.

Grupi OTP ka lançuar një projekt tre vjeçar të quajtur Bancassurance duke përfshirë pjesën më të madhe të filialeve të Grupit, si dhe duke përdorur si model biznesin e suksesshëm hungarez. Në kuadër të këtij projekti synohet të prezantohen produkte të reja, të zgjerohen kanalet e shitjeve dhe të zhvillohen kanalet digjitale.

Lidhur me ecurinë e këtij projekti, u zhvillua Samiti Bancassurance në datat 6-7 shkurt, 2024 në Budapest, Hungari. Në këtë samit, ku morën pjesë ekspertë nga 12 filialet e Grupit OTP, mes tyre edhe nga Banka OTP Albania u vlerësuan sfidat e lidhura me biznesin, u theksuan elementët kryesorë të strategjisë së Grupit dhe natyrisht u diskutuan format më të mira të krijimit të sinergjisë.

Projekti Bancassurance konsiderohet një çelës suksesi për vetë faktin se mundëson bashkëpunimin ndërbankar të Grupit OTP duke zhvilluar një linjë të përbashkët pune, e cila do të lejojë përmbushjen e qëllimeve në mënyrën më efektive.

Banka OTP Albania u prezantua në këtë samit me projektin e ri ‘Roli i Bankës si Broker në Sigurime’, i cili sapo është lançuar në muajin janar të vitit 2024. Diskutimi u fokusua mbi historikun e bankës në fushën e sigurimeve, si dhe ndryshimin e rolit të saj nga Agjent në Broker të sigurimeve. Gjithashtu u trajtuan përfitimet e procesit të ri, ku banka merr dhe rolin si Këshillues në mbrojtjen dhe sigurimin e jetës dhe kolateraleve të klientëve të Bankës OTP Albania, në kuadër të mitigimit të riskut në produktet e financimit.

Ekspertët e Bancassurance nga vendet e filialeve të Grupit OTP janë duke punuar së bashku për të realizuar një objektiv në nivel grupi. Në vijim të forcimit të përfitueshmërisë, synohet gjithashtu të punohet në grup me qëllim përmirësimin e gamës së produkteve dhe zgjidhjeve të ofruara në shitje duke zbatuar praktikat më të mira.

“Nëse mund t’i ofrojmë siguri klientit të duhur në kohën e duhur, ne po krijojmë qartësisht një vlerë të shtuar. Duke planifikuar së bashku me klientët tanë ne mund t’i ndihmojmë ata të arrijnë qëllimet e tyre.” – shprehet András Becsei, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit të Shitjeve për segmentin individë në OTP Bank Hungari.

Ky samit është një eksperiencë shumë e vlefshme, pasi na mundëson të marrim praktikat më të mira dhe shembujt në fushën e sigurimeve të cilët do të shërbejnë në fuqizimin e Bankës OTP Albania në të ardhmen, në kuadër të projektit Bancassurance. Por ajo që vlen të theksohet është projekti për lançimin sa më parë gjatë vitit 2024, i Cash Loan PPI, si një ndër produktet më konkurruese dhe ndërlidhëse në fushën e kredive dhe sigurimeve.” – shprehet Ina Balliu, Përgjegjëse e Sektorit të Produkteve dhe Proceseve të Depozitave në Divizionin Retail.

OTP BANCASSURANCE INA BALLIU 156 1

Periudha në vijim do të fokusohet rreth të menduarit në nivel grupi për fushën e sigurimeve duke mbajtur në fokus planifikimin dhe vendosjen e objektivave, për secilin nga vendet e përfshira në projekt.

Grupi OTP është një nga grupet bankare lider me rritjen më të shpejtë ndër grupet e rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, me pozicionim të shkëlqyer përsa i përket përfitueshmërisë, stabilitetit në kapital dhe likuiditetit, pjesë e të cilit është edhe Banka OTP Albania.



Lista e lajmeve