OTP Bank

Banka OTP Albania vlerësohet me dy çmime nga Euromoney 2025!

Sukseset dhe vlerësimet që kemi marrë vit pas viti nuk janë rastësi. Pas çmimeve të rëndësishme që kemi fituar në të kaluarën, këtë vit vjen edhe një tjetër arritje e jashtëzakonshme: dy çmime të Euromoney për vitin 2025:

  • Banka më e mirë Digjitale, dhe
  • Banka më e mirë për Konsumatorët në Shqipëri.

Këto vlerësime vijnë si rezultat i fokusit tonë të pandërprerë në transformimin digjital të bankës, duke ndjekur udhëzimet dhe standardet më të mira të vendosura nga Grupi OTP. Inovacioni në shërbime, përvoja unike për klientët dhe përqafimi i teknologjive të reja nga ana e tyre janë faktorët që sollën këto çmime për ne.

Çmimet e këtij viti na vendosin në një linjë me sukseset e Grupit OTP, i cili është vlerësuar nga Euromoney si Banka më e Mirë për Konsumatorët në Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe gjithashtu është vlerësuar në 16 kategori 9 shtete të Grupit. Kjo është një arritje që dëshmon forcën, stabilitetin dhe frymën inovative të Grupit, e cila reflektohet edhe në Shqipëri.

Grupi OTP, nëpërmjet shërbimit që ofron në 11 shtete, udhëheq inovacionin përmes zgjidhjeve të fokusuara ndaj klientit, të mbështetura nga inteligjenca artificiale dhe ofron eksperienca të sigurta dhe të personalizuara për çdo klient”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OTP Bank, z. Péter Csányi, me rastin e marrjes së këtij çmimi.

Vlerësimet nga Euromoney duhet të shërbejnë si një motivim i fortë për ta bërë Bankën tonë zgjedhjen e parë për klientët në epokën digjitale, për të vijuar me investimet tona në teknologji duke rritur edhe më shumë standardet tona të shërbimit. Përkushtimi ynë ndaj zhvillimit të qendrueshëm dhe ofrimit të eksperiencave sa më të mira për klientët do të jetë gjithmonë në qendër të strategjisë tonë.



Lista e lajmeve