OTP Bank

Banka OTP Albania ofron FALAS paketat PRO/Individë

Të nderuar Klientë,

Në kuadër të ndihmës financiare (paga e luftës) që shteti shqiptar do të ofrojë për punonjësit e bizneseve të vogla dhe të punësuarve, Banka OTP Albania ofron FALAS paketën e plotë të pagës për: Persona Fizikë/PRO dhe Individë.

Banka OTP Albania ofron për të gjithë individët, personat fizikë ose profesionistët që do të përfitojnë nga ndihma financiare, 0 komision për këtë paketë produktesh. Përveç llogarisë rrjedhëse, paketa përmban një sërë produktesh të tjera si: kartën e debitit, shërbimin njoftues me SMS dhe platformën digjitale të online banking.

Përfitues të kësaj ofertë do të jenë të gjithë klientët e rinj të Bankës OTP Albania.

Kjo ofertë do të jetë e vlefshme duke filluar prej muajit Prill deri në një njoftim të dytë.

Për çdo pyetje ose paqartësi ju ftojmë të kontaktoni nëpërmjet emailit info@otpbank.al ose falas në Qendrën e Shërbimit të Klientit 0800 4848.

Ju falenderojmë për besimin tuaj të vazhdueshëm. Urojmë që ju dhe familjet tuaja të qendroni tëshëndetshëm.

Përzemërsisht,
Banka OTP Albania

Lista Lajmeve
This site is registered on wpml.org as a development site.