OTP Bank

Tërhiq pa komision në ATM

Tani mund të tërheqësh para pa asnjë komision shtesë në mbi 4,700 bankomate të Grupit OTP në tetë vende:  Mal i Zi, Hungari, Bullgari, Kroaci, Moldavi, Serbi, Slloveni dhe Ukrainë.

Nëse ke një kartë debiti të OTP Bank Albania, mjafton të vizitosh çdo bankomat të një prej bankave anëtare të Grupit dhe të kryesh tërheqjen tënde me 0 komision.

Shijo aksesin e shpejtë dhe të sigurt në fondet e tua, kudo që ndodhesh, duke kursyer para dhe shmangur tarifat e tërheqjes në bankomate jashtë vendit.

Kjo ofertë është e vlefshme për të gjitha kartat e debitit të lëshuara për Individë nga OTP Bank Albania.
Për të gjetur bankomatin më të afërt të OTP Bank Albania, mund të kërkosh sipas vendndodhjes këtu.