OTP Bank

Depozita me Interes të Parapaguar

Po sikur të mund t’i tërheqësh interesat e depozitës që ditë e parë që e hap atë? Depozita me Interes të Parapaguar të jep mundësinë të marrësh interesin që në ditën e parë, duke të lejuar të përdorësh fondet e përfituara menjëherë, pa pritur maturimin e depozitës. Një zgjidhje e përshtatshme nëse kërkon likuiditet të menjëhershëm dhe përfitime të garantuara.

Pse të zgjedhësh këtë depozitë?

Ndryshe nga depozitat tradicionale, kjo depozitë të lejon të përfitosh interesin paraprakisht. Kjo do të thotë se mund të përdorësh menjëherë shumën e interesit për nevoja personale, investime të tjera ose plane afatshkurtra, ndërsa kapitali yt mbetet i investuar dhe i sigurt gjatë gjithë afatit të depozitës.

Çfarë duhet të dish?

  • Interesi kreditohet në ditën e parë të investimit.
  • Afati i maturimit është 12 muaj.
  • Depozita mund të hapet individualisht ose me bashkëmbajtës.
  • Nuk ofrohet auto-rinovim në maturim.
  • Nuk aplikohet kufi maksimal për shumën e depozituar.

Monedha

Shuma

Norma e Interesit

LEK

Deri në 5,000,000 LEK

2%

Mbi 5,000,000 LEK

2.1%

EUR

Deri në 50,000 EUR

0.9%

50,001 - 100,000 EUR

1%

Mbi 100,000 EUR

1.05%

Çfarë të nevojitet?

Kartë identiteti ose pasaportë e vlefshme.

Kushtet e depozitës:

  • Shuma minimale për hapjen e depozitës është 50,000 Lek ose 500 Euro.
  • Fondet duhet të mbeten të pandryshuara gjatë gjithë periudhës së depozitimit për të përfituar nga interesi i parapaguar.
  • Nuk aplikohen komisione shtesë për këtë produkt.

Kushte të tjera:

  • Nëse vendos ta mbyllësh depozitën përpara afatit të maturimit, duhet të kthesh interesin e përfituar paraprakisht në momentin e hapjes së depozitës.
  • Të drejtat e secilit mbajtës të depozitës përcaktohen në momentin e hapjes së saj.

*Depozitat e klientëve individë në OTPBank sigurohen derinë shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al

 

Na kontakto për më shumë!

Kushtet e Depozitës:

  • Shuma minimale për çeljen e depozitës: 50,000 Lek / 500 Euro
  • Shuma maksimale: Nuk aplikohet kushti i shumës maksimale
  • Afati i maturimit: 12 muaj
  • Interesi paraprak mund të shfrytëzohet nëse fondet mbeten të pandryshuara në bankë gjatë të gjithë periudhës 12-mujore.
  • Mbyllje e parakohshme: Klienti ka mundësinë të thyejë depozitën përpara afatit të maturimit të shënuar në kontratë. Në këtë rast, klienti ka detyrimin të kthejë interesat e përfituara në momentin e investimit.
  • Komisione të tjera sipas Kushteve të Punës në Fuqi: Nuk aplikohen komisione të tjera për këtë depozitë.
  • Auto-rinovimi: Kjo depozitë nuk e ofron opsionin e rinovimit automatik.

 

Interesat e Depozitës:

Depozitë e parapaguar në LEK Norma e Interesit Depozitë e parapaguar në EUR Norma e Interesit
50,000 - 5,000,000 2.00% Deri në 50,000 1.00%
5,000,001 - 10,000,000 ALL 2.10% Mbi 50,000 1.20%
Mbi 10,000,000 2.10%


Dokumentat që kërkohen për çeljen e kësaj depozite me interes të parapaguar:

  • Pasaportë apo Kartë Identiteti

 

Depozitat e klientëve individë në OTP Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al.