OTP Bank

Banka OTP Albania, mbështet energjinë e rinovueshme nëpërmjet kredisë sindikale për tre hidrocentralet e Ayen AS Energji sh.a.

Banka OTP Albania, një nga katër bankat pjesëmarrëse në kredinë sindikale prej 110 milionë euro, ka konfirmuar rolin e saj të rëndësishëm si kredituesja e dytë për nga vlera. Ajo ka kontribuar me 35 milionë euro në mbështetje të investimit strategjik të kompanisë Ayen AS Energji SHA për ndërtimin e tre hidrocentraleve madhore në Shqipëri. Përveç OTP Bank Albania, në këtë financim morën pjesë edhe Raiffeisen Bank, si banka udhëheqëse e sindikatës, Intesa San Paolo Bank dhe Tirana Bank.

Kjo inisiativë është në linjë me angazhimin e Grupit OTP për të mbështetur tranzicionin e qëndrueshëm të vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE) ky grupi operon, duke synuar investime në projekte që përmirësojnë efikasitetin e energjisë dhe ndihmojnë në uljen e emetimit të karbonit. Duke ndjekur një portofol të gjerë projektesh në energji të pastër dhe të rinovueshme, OTP Bank Albania përforcon përkushtimin e saj për financime që janë në linjë me parimet e ESG, me synimin për të zgjeruar më tej investimet në sektorin e energjisë fotovoltaike.

“Pjesëmarrja e OTP Bank Albania në kredinë sindikale për financimin e hidrocentraleve të Ayen sh.a. në shumën prej 35 milionë euro, është konfirmim i interesit të bankës sonë në projektet e energjisë së pastër, si dhe tregues i kapaciteteve të financimit të bankës tonë” – u shpreh Drejtori i Divizionit të Biznesit dhe Anëtar i Bordit të Menaxhimit në OTP Bank Albania, Z. Ferid Shijaku. “Ne kemi ndërtuar një portofol të rëndësishëm në financimin e hidrocentraleve dhe vazhdojmë të përkrahim projekte që i përmbahen standardeve të kursimit të energjisë, përfshirë edhe ndërtesat si hotele, banesa dhe njësi komerciale.”

Kjo marrëveshje është një tjetër hap i rëndësishëm drejt qëllimit strategjik të OTP Bank Albania dhe të Grupit OTP për të përkrahur projekte që ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në fuqizimin e sektorit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

FeridShijaku3 scaled

Ferid shijaku2 scaled



Lista e lajmeve