OTP Bank

OTP Banka – Banka më e re dhe një prej më të mëdhave në Slloveni

Grupi OTP ka realizuar me sukses bashkimin ligjor të dy filialeve të tij në Slloveni, Nova KBM d.d. dhe SKB Banka d.d.. Pas marrjes së miratimeve nga institucionet rregullatore, këto dy banka do të vazhdojnë të operojnë nën një emër të vetëm, OTP Banka.

Ky është bashkimi më i madh i dy bankave në historinë e Sllovenisë, dhe OTP Banka, me seli në Ljubljanë, do të jetë filiali i dytë më i madh i Grupit OTP, pas DSK në Bullgari. Aktiviteti i saj do të plotësohet nga shërbimet e leasing dhe ato të faktoringut që do të ofrohen nëpërmjet tre filialeve: SKB Leasing, SKB Leasing Select dhe Aleja Finance.
Procesi i bashkimit ligjor do të pasohet nga bashkimi teknik, i cili përfshin bashkimin e produkteve, shërbimeve dhe kanaleve digjitale të të dy bankave. Bashkimi teknik dhe migrimi i llogarive bankare të klientëve të SKB Bank në OTP Banka do të kryhet midis periudhës 30 gusht – 2 shtator 2024.
Bashkimi i këtyre dy filialeve të Grupit OTP, përforcojnë dhe rikonfirmojnë edhe më tepër pozicionin e tij si një ndër grupet bankare më të fuqishme në rajon.

Rreth Grupit OTP

Grupi OTP është një prej grupeve më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Me pothuajse 40,000 punonjës në 11 vende të rajoneve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në Azinë Qendrore, Grupi OTP ofron shërbime financiare universale për rreth 17 milionë klientë. Si një prej aktorëve më aktivë në sektorin bankar në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, Grupi ka përfunduar me sukses blerjen dhe integrimin e 25 bankave që prej fillimit të viteve 2000. Aktualisht, Grupi OTP renditet banka e parë në Hungari, Bullgari, Serbi, Malin e Zi dhe Slloveni. Ai është listuar në Bursën e Budapestit që prej vitit 1995 dhe së fundmi është shpallur nga S&P Global Market Intelligence, si banka me performancën më të mirë ndërmjet 50 institucioneve të tjera në Evropë. Kjo performancë vjen si rezultat i një kombinimi të suksesshëm i treguesve financiarë dhe reflektojnë rritje, stabilitet dhe përfitueshmëri në të njëjtën kohë.



Lista e lajmeve