OTP Bank

Depozita 18 Mujore

Po kërkon një mënyrë të sigurt për të rritur kursimet e tua? Depozita 18-Mujore me Interes të Përshkallëzuar është zgjedhja ideale për ty sepse përfiton norma interesi që rriten gradualisht gjatë afatit të depozitës.

Space

Document Icon

Pse të zgjedhësh këtë depozitë?

Kjo depozitë të jep mundësinë të përfitosh më shumë nga kursimet e tua me kalimin e kohës. Interesi rritet çdo 6 muaj, kështu që sa më gjatë të qëndrojnë paratë e tua në depozitë, aq më i lartë bëhet përfitimi. Afati 18-mujor është një zgjedhje e mirë kur do të kursesh për një qëllim të afërt, duke përfituar njëkohësisht nga interesat në rritje.

Space

Çfarë duhet të dish?

  • Depozita ka afat 18 muaj.
  • Interesi rritet çdo 6 muaj.
  • Interesi kalon në llogarinë tënde çdo 6 muaj.
  • Mund ta hapësh duke filluar nga 50,000 Lek ose 500 Euro.
  • Nuk ka kufi maksimal për shumën që depoziton.

Space

Normat e interesit

LEK 6 mujori i parë 6 mujori i dytë 6 mujori i tretë
Deri në 5,000,000 Lekë 0.70% 1.50% 6.00%
Mbi 5,000,000 Lekë 0.80% 1.70% 6.50%

 

EUR 6 mujori i parë 6 mujori i dytë 6 mujori i tretë
Deri në 50,000 0.35% 0.55% 2.70%
Mbi 50,000 0.55% 0.75% 3.00%

* Interesat e fituara nga depozita janë subjekt i tatimit në burim, sipas legjislacionit në fuqi.

Space

Çfarë të nevojitet?

  • Kartë identiteti ose pasaportë e vlefshme.

Space

Kushte të tjera

  • Nëse e mbyll depozitën përpara afatit, do të përfitosh interesin vetëm për 6 mujorët e plotë për të cilët depozita ka qëndruar në bankë. Për periudhat e paplota 6-mujore nuk përfitohet interes.
  • Gjatë afatit të depozitës, nuk mund të tërheqësh një pjesë të shumës së depozituar.
  • Depozita mund të financohet vetëm në momentin e hapjes; nuk lejohen shtesa të tjera monetare gjatë afatit të saj.
  • Depozita nuk rinovohet automatikisht. Pas afatit 18 mujor, interesat e fituara gjatë 6-mujorit të fundit së bashku me principalin do kalojnë në llogarinë tënde rrjedhëse.

Space

*Depozitat e klientëve individë në OTP Bank Albania sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në përputhje me ligjin nr. 53/2014 «Për sigurimin e depozitave» – http://asd.gov.al

Na kontakto për më shumë!