OTP Bank

Grupi OTP renditet në vendin e dytë me performancën më të mirë në Evropë për 2025

Grupi OTP është renditur në vendin e dytë në renditjen më të fundit të Standard & Poors Global Market Intelligence për bankat me performancën më të mirë në Evropë, për vitin 2025. Kjo arritje e rëndësishme vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku OTP Group u rendit në vendin e parë, si dhe është një dëshmi e vazhdueshme e fuqisë financiare dhe angazhimit strategjik të grupit, në tregjet evropiane.

Ky sukses rikonfirmon pozitën udhëheqëse të Grupit OTP mes 50 bankave më të mëdha, të listuara publikisht në Evropë. Renditja, është rezultat i analizës së treguesve kyç financiarë si: kthimi mbi kapitalin mesatar, marzhi neto nga interesat, të ardhura të tjera jo nga interesi përmbi aktivet mesatare, raporti kosto–të ardhura, raporti i kredive me probleme, raporti i financimit të qëndrueshëm neto dhe raporti CET1.

Në kuadër të kësaj arritjeje, Drejtori i Përgjithshëm i OTP Bank Hungari, z. Péter Csányi u shpreh: “Vlerësimi i vazhdueshëm nga S&P Global Market Intelligence reflekton përkushtimin tonë të palëkundur për rritje të qëndrueshme, shërbime të fokusuara tek klienti dhe stabilitet financiar.”

Në OTP Bank Albania ndihemi krenarë që kontribuojmë në këtë sukses dhe njëkohësisht jemi pjesë integrale e një liderishipi rajonal, i cili po formëson të ardhmen e bankingut në Evropën Qëndrore dhe Lindore.



Lista e lajmeve