OTP Bank

Shërbime POS

Për bizneset:

Banka OTP Albania ofron shërbimin POS për të gjithë bizneset që dëshirojnë të përmirësojnë operacionet e tyre të biznesit dhe të rrisin klientelën.

POS do të thotë pikë shitjeje, dhe është një sistem elektronik që kombinon funksionet thelbësore të një kase me softuerin e shitjeve. Të gjitha të dhënat e transaksioneve regjistrohen në mënyrë të sigurt dhe të saktë dhe mund të aksesohen edhe në distancë.

Përfitimet e bizneseve që përdorin shërbimin POS:

  • Siguri e lartë

Transporti fizik i parave është gjithmonë më i rrezikshëm, prandaj është e nevojshme që paratë të menaxhohen direkt nga llogaria bankare. Transaksionet janë të koduara dhe mbrojtja e të dhënave të klientëve është maksimale.

  • Më shumë shitje

Duke ofruar mundesinë e pagesës me kartë, klienti nuk ka pse të stresohet nëse i gjenden para Cash apo jo, ai mund të paguajë me kartë debiti ose krediti pasi ka bërë të gjithë blerjet e nevojshme.

  • Teknologji moderne

Pagesat në POS kryhen në dy forma, me chip/pin dhe contactless. Mbyllja ditore bëhet automatike nga vet aparati . Nga momenti i mbylljes ditore fondet kalojnë në llogari në harkun kohor 24 deri në 48 orë. Monitorim i transaksioneve kryhet nga Online Banking dhe nxjerrje llogarie bankare.

  • Shmang gabimet

Në pagesa me kartë mundësia e gabimeve është shumë e vogël, ndaj ofrimi i shërbimit POS shmang gabimet/mashtrimet që mund të bëhen me paratë cash, të cilat mund të jenë të pakthyeshme.

  • Përmirësim i përvojës së klientit

Ofrimi i pagesave me kartë, si një zgjidhje e shpejtë dhe e sigurt ndihmon në rritjen e kënaqësisë së klientit dhe përmirësimin e eksperiencës së tij me biznesin.

  • Asistencë nga Banka OTP

Asistencë nga ekipi i Bankës OTP Albania për çdo situatë gjatë përdorimit të aparatit dhe kryerjes së transaksioneve.

*Telefono në numrat tanë të kontaktit për të marrë më tepër informacion në lidhje me shërbimin POS të ofruar nga Banka OTP Albania.

Apliko për POS në Bankën OTP Albania