Banka OTP Albania ofron shërbimin POS për të gjithë bizneset që dëshirojnë të përmirësojnë operacionet e tyre të biznesit dhe të rrisin klientelën.
POS do të thotë pikë shitjeje, dhe është një sistem elektronik që kombinon funksionet thelbësore të një kase me softuerin e shitjeve. Të gjitha të dhënat e transaksioneve regjistrohen në mënyrë të sigurt dhe të saktë dhe mund të aksesohen edhe në distancë.

Transporti fizik i parave është gjithmonë më i rrezikshëm, prandaj është e nevojshme që paratë të menaxhohen direkt nga llogaria bankare. Transaksionet janë të koduara dhe mbrojtja e të dhënave të klientëve është maksimale.
Duke ofruar mundesinë e pagesës me kartë, klienti nuk ka pse të stresohet nëse i gjenden para Cash apo jo, ai mund të paguajë me kartë debiti ose krediti pasi ka bërë të gjithë blerjet e nevojshme.
Terminalet POS të Bankës OTP Albania pranojnë kartat më të përdorura: VISA, Mastercard dhe American Express (AMEX). Jemi të vetmit në Shqipëri që ofrojmë pranimin e kartave AMEX, një shërbim ekskluziv që i jep biznesit tënd një avantazh të veçantë. Kjo të mundëson të ofrosh pagesa të lehta dhe të sigurta për çdo klient që zgjedh të paguajë me kartë.
Pagesat në POS kryhen në dy forma, me chip/pin dhe contactless. Mbyllja ditore bëhet automatike nga vet aparati . Nga momenti i mbylljes ditore fondet kalojnë në llogari në harkun kohor 24 deri në 48 orë. Monitorim i transaksioneve kryhet nga Online Banking dhe nxjerrje llogarie bankare.
Në pagesa me kartë mundësia e gabimeve është shumë e vogël, ndaj ofrimi i shërbimit POS shmang gabimet/mashtrimet që mund të bëhen me paratë cash, të cilat mund të jenë të pakthyeshme.
Ofrimi i pagesave me kartë, si një zgjidhje e shpejtë dhe e sigurt ndihmon në rritjen e kënaqësisë së klientit dhe përmirësimin e eksperiencës së tij me biznesin.
Asistencë nga ekipi i Bankës OTP Albania për çdo situatë gjatë përdorimit të aparatit dhe kryerjes së transaksioneve.
*Telefono në numrat tanë të kontaktit për të marrë më tepër informacion në lidhje me shërbimin POS të ofruar nga Banka OTP Albania.