Përfitimet
- Në llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të depozitoni para në çdo kohë dhe çdo shumë.
- Ju mund të tërhiqni para nga llogaria rrjedhëse në çdo kohë dhe në shifrat sipas kushteve të punës.
- Mund të kryeni veprime në çdo degë të rrjetit të OTP Bank.
- Mund të tërhiqni cash në çdo ATM brënda dhe jashtë vendit.
- Mund të kryeni transferta brenda dhe jashtë vendit.
- Mund të shlyeni detyrimet tuaja kundrejt palëve të treta (Institucioneve Shtetërore apo bashkëpunëtorëve tuaj) brënda bankës pa komision!
- Paguani faturat utilitare, të ujësjellësit, energjisë elektrike etj.
- Paguani faturën tuaj të telefonisë fikse apo celulare.
- Nëpërmjet Llogarisë Rrjedhëse urdhëroni transferta apo derdhje për palë të treta në emrin tuaj.
- Pranoni në llogari pagesa nga brenda apo jashtë bankës.
- Kreditoni të ardhurat tuaja nga punësimi nëpërmjet Llogarisë Rrjedhëse në Bankën OTP Bank dhe përfitoni nga avantazhet e paketës “Elite” e dedikuar për punonjësit payroll.
- Mund të përfitoni edhe shërbimin e bankës virtuale.
- Përfituesit e llogarisë mund të jenë Individë ose Biznese.
- Çelja e llogarisë bëhet pa komision.
- Gjendja minimale fillestare në llogari 1,000 Lek ose 10 EUR/USD/CHF/GBP.
Dokumentacioni
- Mjafton një Pasaportë / Kartë Identiteti dhe një dokument zyrtar për adresën (faturë OSHEE, ujë, telefoni etj).