Në përputhje me Ligjin Shqiptar Nr. 55/2020 “Për Shërbimet e Pagesave” dhe legjislacionin lokal, OTP Bank Albania ka lançuar Portalin e saj të Zhvillimit dhe ambientin Sandbox të cilat i dedikohen zhvilluesve të Palëve të Treta (TPP) për t’i ndihmuar ata të lidhen me API-t tona të PSD2.
TPP-të janë subjekte të liçensuara nga Banka e Shqipërisë për të ofruar shërbime pagesash në Shqipëri.
Përdoruesit që regjistrojnë një TPP në portal kanë mundësinë të:
Nëse keni licencë TPP ose nëse keni filluar tashmë procesin e liçensimit, ju lutemi regjistrohuni në Portalin e Zhvilluesve OTP.
Këtu do të gjeni edhe dokumentacionin API, i cili mund të aksesohet menjëherë ose të shkarkohet. Këto API do t’ju lejojnë si TPP, të kryeni integrimet për ofrimin e shërbimit te informacionit mbi llogaritë dhe iniciimit të pagesave me pëlqimin e klientëve tanë Retail.