Banka OTP Albania vepron si agjent shitjes për fondet e investimit të administruara nga OTP Fund Management, pjesë e Grupit OTP Bank. E licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, banka ofron akses më të gjerë në tregje dhe mundësi investimi për klientët e saj.
Fondet e investimit të OTP Fund Management Company (OTP FMC) janë me pjesëmarrje të hapur, secili duke përfaqësuar një portofol të veçantë asetesh dhe duke emetuar kuota sipas kushteve të përcaktuara. Brenda një fondi mund të ekzistojnë klasa të ndryshme kuotash me karakteristika specifike, të përshkruara në Prospektin e Fondit.
Si funksionon fondi?
Kur investon në një fond, ti blen kuota që përfaqësojnë pjesën tënde në asetet e fondit. Kuotat emetohen në Euro, ndërsa shuma minimale e investimit përcaktohet në Prospektin e secilit fond.
Politika e investimit dhe niveli i riskut
Çdo fond ka objektiva, karakteristika dhe politikë investimi të përcaktuara qartë në Prospekt. Gjithashtu, çdo fond ka edhe një nivel të caktuar risku.
Treguesi Përmbledhës i Riskut të ndihmon të kuptosh nivelin e riskut të fondit në krahasim me produkte të tjera financiare. Ai tregon sa e mundshme është që produkti të humbasë vlerë si rezultat i lëvizjeve në treg ose për shkak të pamundësisë për të kryer pagesat. Ky tregues paraqitet në Dokumentin e Informacionit Bazë (KID).
Përveç riskut, çdo fond ka edhe një periudhë të rekomanduar investimi, e cila varet nga instrumentet financiare që përbëjnë portofolin e tij.
Kush mund të investojë?
Përpara investimit, duhet të kryhet vlerësimi i:
Përveç këtij vlerësimi, përpara paraqitjes së kërkesës për nënshkrim kuotash, duhet të nënshkruash një kontratë kuadër me OTP Bank Albania, e cila rregullon marrëdhënien lidhur me fondet e investimit.
Investimi dhe shitja e kuotave
Nëse je klient i bankës, mund të investosh në fondet kolektive duke nënshkruar një urdhër blerjeje.
Investimi në fond:
Ti mund të kërkosh edhe shitjen e kuotave në çdo moment, pa njoftim paraprak, duke u paraqitur pranë degëve të autorizuara ku është kryer edhe aplikimi.
OTP Fund Management menaxhon fonde publike, private si edhe portofol të klientëve institucional.
Depozitari i titujve eshte Unicredit Bank Hungary Zrt. me distributor OTP Bank Albania.
Fondet janë të hapura, publike, në monedhën euro, me maturim të papërcaktuar.
| Fondi i obligacioneve | Fondi ombrellë me shumë asete | |||
| afatshkurtra në Euro | me risk të ulët | i balancuar | dinamik | |
| Shoqëria Administruese | OTP Alapkezelő Zrt. | OTP Fund Management Ltd. | ||
| Website i Shoqërisë | Kliko këtu | Kliko këtu | Kliko këtu | Kliko këtu |
Informacion i rëndësishëm
Investimi në fond nuk sigurohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.