Vleresues Kolaterali, Departamenti i Manaxhimit te Riskut

Vleresues Kolaterali, Departamenti i Manaxhimit te Riskut

Objektivat Paresore

Pozicioni i vlerësuesit të kolateralit është vendosur nën Departamentin e Menaxhimit të Riskut. Qëllimi i tij kryesor është të sigurojë që vlerat e paraqitura në raportet e vlerësimit janë të pranueshme për bankën.

Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • 1. Përgatitja e vlerësimeve të pasurive të paluajtshme;

  • 2. Hulumtimi dhe rishikimi i vlerësimeve të përgatitura nga nënkontraktorët ose vlerësuesit e tjerë;

  • 3. Mbajtja e regjistrave të nënkontraktuesve, koordinimi dhe mbikëqyrja profesionale e aktivitetit të tyre, vlerësimi dhe gradimi i punës së tyre, pjesëmarrja në trajnimin e tyre;

  • 4. Bashkëpunimi në ekzaminimin e pasurive të paluajtshme të portofolit të bankës;

  • 5. Fillimi i veprimeve korrektuese dhe parandaluese bazuar në përvojat e fituara gjatë veprimtarisë kontrolluese;

  • 6. Pjesëmarrja në përgatitjen e rregulloreve dhe dokumenteve te bankës lidhur me rregullimin e aktivitetit të vlerësimit; rishikimin dhe mirëmbajtjen e tyre të rregullt;

  • 7. Përpunimi dhe vlerësimi i të dhënave dhe informacionit të tregut të pasurive të paluajtshme të mbledhura gjatë aktivitetit kontrollues / vlerësues.

  • 8. Ndihmon departamentet e brendshme në lidhje me çështjet e kolateralit; në mënyrë tipike dhënien e ekspertizës në përcaktimin e indekseve të çmimeve dhe skontimit të vlerave të kolateraleve për kreditë me probleme.

Pergjegjesite KYC dhe AML

Vepron në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore, rregullatore, etike dhe kontraktuale në lidhje me vlerësimin.

Aftesite e kerkuara

  • 1. Diplomë universitare, diplomë pasuniversitare ose certifikime të tjera akademike ose profesionale të njohura për vlerësimin e pasurive;

  • 2. Minimalisht 5 vjet përvojë profesionale në vlerësimin e pronave në sektorin banker;

  • 3. Licenca e kërkuar (Shkalla e Parë) për të punuar si vlerësues

  • 4. Njohuri dhe eksperiencë e mjaftueshme lokale në vlerësimin e pronave të paluajtshme në vendodhjet dhe kategoritë përkatëse të pronave;

  • 5. Kërkesa të tjera të pritshme: Patentë shoferi, Anglisht e shkruar dhe e folur; Krijimtaria; Horizont i gjerë dhe aftësi analitike / statistikore.

Afati i fundit i aplikimeve: 2 Gusht 2019