Specialist Senior, Sektori i Sigurise se IT dhe Kartave

Specialist Senior, Sektori i Sigurise se IT dhe Kartave

Objektivat Paresore

Kryen vlerësime dhe analiza lidhur me kërcënimet për sigurinë e informacionit, dhe impaktin e tyre në aplikacionet e TI, në sistemet informatike, në infrastrukturë, në kanalet e komunikimit duke u bazuar në rekomandimet dhe praktikat më të mira. Rekomandon dhe implementon zgjidhje per forcimin e sigurise se informacionit ne sistemet dhe rrjetet e Bankes.

Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • Menaxhon dhe heton incidentet lidhur me sigurinë e informacionit dhe përmirëson planin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike

  • Siguron që të gjitha pajisjet fundore janë në përputhshmëri ndaj standarteve të sigurisë me përditësimet më të fundit, antivirus, eleminimin e pikave të dobta etj

  • Implementon dhe administron zgjidhje për sigurinë e infrastrukturës informatike si IPS / IDS, SIEM, Antivirus, Vulnerability Scanner dhe zgjidhje të tjera lidhur me sigurinë e informacionit.

  • Koordinimi me departamentet e tjera dhe komunikimi lidhur me koncepte për sigurinë me përdorues të cilët kanë ose jo njohuri teknike

  • Merr pjesë në hartimin, vendosjen, menaxhimin dhe përmirësimin e infrastrukturës informatike

  • Bashkëpunon me ekipe të ndryshme në Departamentin e TI për të gjetur dhe propozuar zgjidhje që plotësojnë nevojat e biznesit

  • Kryen kontrolle periodike lidhur me rishikimin të drejtat të përdoruesëve

Experienca dhe Edukimi

  • Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri elektronike, Siguri e Informacionit ose një diplome tjetër që siguron një arsim minimal në një ose më shumë fusha të identifikuara më lart dhe përfshin zhvillimin ose adaptimin e aplikacioneve, sistemeve ose rrjetave kompjuterike; ose kombinime ekuivalente të përvojës dhe arsimimit.

  • Dy vjet përvojë minimale në fushën e sigurisë duke përfshirë eksperiencën në çështjet e sigurisë kibernetike dhe në atë të sigurisë për infrastrukturën e rrjetit

  • Njohuria me industrinë e shërbimeve financiare përbën avantazh

  • Njohuri shumë të mira lidhur me proçedurat, metodologjitë dhe standardet ndërkombëtare të Sigurisë së Informacionit (ISACA, ISO 27001, PCI DSS etj).

  • Njohuri të mira në fushën e sigurisë së informacionit, menaxhimit të projekteve, aplikacioneve të biznesit, sistemeve të bazës së të dhënave, infrastrukturës së rrjetit, operacioneve të sistemeve të informacionit, mirëmbajtjes

  • Kërkohet niveli i avancuar i gjuhës angleze

  • Aftësia për të komunikuar koncepte teknike dhe të lidhura me sigurinë me përdorues të cilët kanë ose jo njohuri teknike.

  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe gojë.

  • Aftësi të forta analitike.

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me mbikëqyrje minimale ose si pjesë e ekipeve të integruara.

  • Aftësia për t’u përshtatur me lehtësi ndaj ndryshimeve në teknologjinë e informacionit dhe për të mësuar shpejt dhe përdorur mjete dhe metodologji të reja.

Aftesite e kerkuara

  • Njohuri praktike mbi sistemet e sigurisë dhe njohuri të mira të zgjidhjeve lidhur me sigurinë në treg (p.sh. Firewall, DMZ, SSL / IPSec VPN, Proxy, Remote Access, PKI)

  • Njohuri të mira lidhur me infrastrukturën e rrjetit (LAN, WAN, WiFi, routers, switches)

  • Njohuri të mira të protokolleve të komunikimit në rrjet (Ethernet, TCP/IP, etc)

  • Preferohet kandidatë me një diplomë universiteti dhe përvojë nga 3 deri në 5 vjet në fushën e Sigurisë (fushat e TI ose rrjetit janë gjithashtu të vlefshme);

  • Njohuri teknike për sistemet e operimit dhe për një gamë të gjerë të teknologjive lidhur me sigurinë, si pajisjet e sigurisë në rrjet, zgjidhjet kundër malware dhe mjetet e sigurisë në pajisjet fundore;

  • Njohuri për infrastrukturën e rrjetit, përfshirë routers, switches, firewalls dhe protokollet të komunikimit në rrjet

  • Njohuri dhe përvojë me parimet e menaxhimit të identitetit dhe aksesit (IAM), ndryshimin e proceseve dhe mjeteve të menaxhimit;

  • Përvojë në krijimin e rrjeteve kompjuterike, sistemeve dhe arkitekturave të sigurta

  • Përvojë e drejtpërdrejtë me aplikacionet për antivirus, zbulimin e ndërhyrjeve (IDS), firewalls dhe filtrimin e përmbajtjes

Afati i fundit i aplikimeve : 31 Dhjetor 2019