Specialist, Sektori i Manaxhimit te Produkteve

Specialist, Sektori i Manaxhimit te Produkteve

Objektivat Paresore

Impakt te drejtperdrejte ne permiresimet e te gjitha aspekteve te produkteve ekzistuese te kredise, duke kontribuar ne rritjen e volumeve;

Dhenia e ideve per zhvillim produktesh te reja dhe menaxhim i plote i procesit te hedhjes se tyre ne treg; Identifikimi i faktoreve qe ndikojne ne realizimin e objektivave te kredidhenies dhe dhe propozimin e hapave konkrete per permiresime te vazhdueshme;

Reailzimi brenda afateve i te gjitha detyrave dhe perfshirje aktive ne prokjete te ndryshme te bankes te lidhura me sektorin e produkteve;

Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • 1. Zhvillimi dhe mirembajtja e te gjitha produkteve te kredise per segmentet e klienteve individe ne perputhje me nevojat e tyre dhe objektivat e bankes.

  • 2. Pergatit raporte ne baza te rregullta kohore per ecurine e portofolit te kredive dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme.

  • 3. Grumbullon informacion nga deget mbi mbarevajtjen e kredidhenies dhe jep ide per permiresime te metejshme te produkteve.

  • 4. Merr pjese ne projekte qe lidhen me zhvillimin e produkteve te reja dhe implementimin e tyre.

  • 5. Pergatit materialet e trajnimeve dhe trajnon rrjetin e degeve per produktet e reja te kredise ose ndryshimet ne produktet ekzistuese.

  • 6. Mban informacion te perditesuar per tregun dhe konkurentet dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme.

  • 7. Mbeshtetje e vazhdueshme e rrjetit te degeve me cdo lloj informacioni apo raportimi te kerkuar prej tyre.

  • 8. Analize dhe implementim i ndryshimeve ne legjislacione dhe rregulore qe impaktojne produktet apo transparencen e informacionit

  • 9. Raportim prane rregullatorit, me frekuenca te rregullta apo ne baze te kerkesave specifike

  • 10. Pergjegjes dhe per ecurine e produkteve te tjera te lidhura me kredite si psh sigurimet.

  • 11. Monitorim, menaxhim dhe raportim per aktivitetin e ndermjetesimit ne sigurime me palet e treta, me autoritetet mbikqyrese dhe me rrjetin e degeve

  • 12. Komunikim dhe bashkepunim me palet e treta ne baze te marreveshjeve apo kontratave te firmosura

  • 13. Shkrimi dhe perditesimi i procedurave dhe proceseve te produkteve qe menaxhohen ne portofol

  • 14. Pergjegjes per projekte te ndryshme te lidhura me produktet e kredise por edhe me produkte te tjera retail, sipas nevojave te biznesit apo kerkesave te supervisorit

Aftesite e kerkuara

  • Arsimi: Diplome universitare, preferohet Ekonomik

  • Eksperienca: Te kete eksperience bankare 5 vjecare. Preferohet eksperienca ne fushen bankingur retail dhe/ose produktet e kredise. Eksperience dhe aftesi ne sektorin e Sigurimeve perben avantazh

  • Puna ne grup: Te kete deshiren per te punuar me departamente te tjera/pale te treta dhe i/e orientuar drejt punes ne grup.

  • Pavarsia ne pune: Te jete i/e vetemotivuar dhe energjik duke kerkuar mbikqyrje minimale nga eprori

  • Gjuhe te huaja: Njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe e afte te komunikoje ne arsyetim dhen e mbrojtje te qendrimit ne gjuhen angleze.

  • Aftesi te tjera: Aftesi te mira analitike dhe interpretuese te rezultateve dhe statistikave te ndryshme; I/E vendosur, i gatshem per te pranuar sfida te reja dhe per t’i implementuar ato me perkushtim dhe entuziazem te dukshem; I/E hapur ndaj ndryshimeve qe mund te ndodhin.

  • Aftesi te shkelqyera ne paketen Office sidomos ne Databazen Excel dhe PP, si per prezantime ashtu edhe per perpunim te tyre.

Afati i fundit i aplikimeve: 11 Tetor 2019.