Specialist i Perkohshem, Sektori i Perputhshmerise dhe Parandalimit te Pastrimit te Parave

Specialist i Perkohshem, Sektori i Perputhshmerise dhe Parandalimit te Pastrimit te Parave

Objektivat Paresore

Ndikon vazhdimisht zbutjen e rrezikut që mund ta ekspozojë OTP Albania ndaj çështjeve të AML / CFT.

Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • Analizon ekspozimin bankar ndaj rrezikut te AML dhe zbulon rreziqet potenciale;

  • Përgjegjës për dhënien e mendimeve dhe vlerësimin e dosjeve / transaksioneve të klientëve / rasteve të tjera;

  • Përgjegjës për të mbajtur korrespondencën me DPPPP/FIU, BSH ose autoritetet e tjera;

  • Monitorim i transaksioneve / klientëve dhe raportimi i rasteve të dyshimta në DPPPP;

  • Përgjegjës për vlerësimet vjetore të riskut në nivel banke;

  • Ndihmon stafin e degëve në analizimin e rasteve të gjeneruara nga mjetet e filtrimit apo raste te tjera;

  • Ndjekja e rekomandimeve të auditimit;

  • Mbulon të gjitha temat/detyrat e lidhura me embargot dhe sanksionet të sektorit;

  • Shkruan dhe përditëson procedurat dhe udhëzimet e bazuara në legjislacionin lokal dhe rregulloret e Grupit që lidhen me PP / FT;

  • Implementimi i kontrolleve për të siguruar përputhjen me rregulloret, procedurat e udhëzimeve dhe standardet e Grupit;

  • Analiza strategjike per perdorim nga menaxherët per vendim marrje;

  • Punon si zevendesues i specialistëve të tjerë të sektorit dhe / ose kryen ndonjë detyrë tjetër i caktohet kur kërkohet;

  • Të ofrojë trajnime për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe për çështjet e perputhshmerise tek personeli i bankes;

  • Përgatitja e raporteve të ndryshme të kërkuara nga mbikëqyrësit, Autoriteti Përgjegjës dhe Grupi;

  • Kryen kontrolle në fushën e mbikëqyrjes së përhershme;

  • Të përpunojë dhe shpërndajë topologji te PP/FT periodikisht për të gjithë stafin;

  • Përgatitja e materialeve dhe trajnimi i stafit të ri për aktivitetet e Sektorit të Perputhshmerise dhe AML.

  • Merr pjesë në projekte;

Aftesite e kerkuara

  • Diplomë universiteti në Ekonomi (Finance, Kontabilitet, Administrim Biznesi, Ekonomiks, Bankë) ose diploma të tjera të ngjashme;

  • Një minimum prej 2 vjet përvojë në fushën PP/FT;

  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze si një domosdoshmëri dhe gjuhë të tjera konsiderohen si një plus;

  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike (të aftë për të përgatitur prezantime, përdorim mjaft i mire i excel);

  • Njohuri për proceset bankare dhe ligjit / rregulloret perkatese per fushen e PP/FT;

  • Aftesi të mira komunikimi dhe prezantim i qarte i ideve dhe mesazheve kundrejt të tjerëve;

  • Të menduarit kritik dhe aftësi analitike;

  • I afte të punojë në grup;

  • I vetë-motivuar, i mirë organizuar, sistematik dhe diskret.

Afati i fundit i aplikimeve: 6 Nentor 2019