Specialist i Business Intelligence, Departamenti i Financës dhe Zhvillimit Strategjik

Specialist i Business Intelligence, Departamenti i Financës dhe Zhvillimit Strategjik

Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për integritetin e procesit të raportimit në Departamentin e Financës, duke realizuar në kohë raporte dhe të dhëna të sakta financiare.

  • Asiston në manaxhimin e informacionit të nevojshëm për të monitoruar, pasuruar dhe siguruar suport të detajuar në analizat e të dhënave për Sektorët brenda departamentit të Finances dhe Departamentet e tjera të Bankës.

  • Ofron suport në ndryshimet dhe mirëmbajtjen e raporteve si dhe do sigurojë saktësinë e kërkesave funksionale dhe teknike të raporteve.

  • Duke punuar me ekipe të ndryshme të Bankës, specialist/ja e BI do duhet të grumbullojë, dokumentojë dhe aprovojë kërkesat e biznesit për analizën e të dhënave dhe projektet e raportimit. Ai/ajo duhet të punojë me aplikacionet BI dhe databazat e të dhënave për të zhvilluar raportet sipas kërkesave të përdoruesëve.

  • Përgatit dokumentacionin për mapimin e të dhënave nga sistemet burim me datawarehouse dhe aplikacionet analitike për pasurimin e DWH me të dhëna të reja dhe krijimin e raporteve përfundimtare.

  • Krijon raporte në aplikacionet BI dhe të nxjerrë të dhëna nga DWH.

Kualifikimet:

  • Njohuri në praktikat e raportimit financiar

  • Njohuri për aplikacionet software dhe bazat e të dhënave

  • Njohuri shumë të mira me programet spreadsheet, si MS Excel dhe aplikacione të tjera MS (MS Access etj)

  • Prefrohet të ketë njohuritë në programim dhe ndërtim script-esh

  • Preferohet të ketë njohuri në aplikacionet BI (Power BI etc)

  • Aftësi shumë të mira komunikuese (verbale dhe më shkrim)

  • Njohuritë për raportimet financiare përbëjnë avantazh

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të bashkëveprojë me kolegët

  • Të ketë aftësi të mira analitike.

Arsimi:

  • Diplomë Bachelor ose Master për Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike ose të ngjashme.

  • Kombinimi i përvojës, arsimit dhe trajnimit do të merret në konsideratë.

Afati i fundit i aplikimeve: 1 Dhjetor 2019