Pergjegjes i Sektorit te Sigurise se IT dhe Kartave

Pergjegjes i Sektorit te Sigurise se IT dhe Kartave

Objektivat Paresore

Menaxhon sektorin e Sigurise se Teknologjise se informacionit. Pergjgjes per sigurine kibernetike ne rrjetin dhe sistemin informatike te bankes. Pergjegjes per sigurine e pagesave elektronike. Kryen vlerësime dhe analiza lidhur me kërcënimet për sigurinë e informacionit, dhe impaktin e tyre në aplikacionet dhe në sistemet informatike. Rekomandon zgjidhje per rritjen e sigurise dhe minimizimin e rezikut ne sistemin informatike te Bankes.

Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • Menaxhon sektorin e Sigurise se Teknologjise se Informationit

  • Kryen analiza per te identifikuar rrezikun ndaj sistemit informatik

  • Ben vleresimin e rrezikut ne teknologjite qe perdor banka dhe rekomandon zgjidhje per te minimizuar rezikun e sulmeve kibernetik.

  • Menaxhon dhe heton incidentet lidhur me sigurinë e informacionit dhe përmirëson planin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike

  • Siguron përputhshmëri me standartet e grupit OTP

  • Monitoron sigurinë e infrastrukturës informatike nepermenjt IPS / IDS, SIEM, Antivirus, etj

  • Koordinimi me departamentet e tjera per te kryer kontrolle periodike per te drejtat ne sistemet informatike

  • Merr pjesë në hartimin, vendosjen, menaxhimin dhe përmirësimin e infrastrukturës informatike

  • Bashkëpunon me Departamentin e TI për të gjetur dhe propozuar zgjidhje që plotësojnë nevojat e biznesit.

Experienca dhe Edukimi

  • Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri elektronike, Siguri e Informacionit

  • 5 vjet vjet përvojë minimale në fushën e sigurisë duke përfshirë eksperiencën në çështjet e sigurisë kibernetike dhe në atë të sigurisë për infrastrukturën e rrjetit

  • Njohuri shumë të mira lidhur me proçedurat, metodologjitë dhe standardet ndërkombëtare të Sigurisë së Informacionit (ISACA, ISO 27001, PCI DSS etj).

  • Njohuri të mira në fushën e sigurisë së informacionit, menaxhimit të projekteve, aplikacioneve të biznesit, sistemeve të bazës së të dhënave, infrastrukturës së rrjetit, operacioneve të sistemeve të informacionit, mirëmbajtjes

  • Kërkohet niveli i avancuar i gjuhës angleze

  • Aftësia për të komunikuar koncepte teknike dhe të lidhura me sigurinë me përdorues të cilët kanë ose jo njohuri teknike.

  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe gojë.

  • Aftësi të forta analitike.

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me mbikëqyrje minimale ose si pjesë e ekipeve të integruara.

  • Aftësia për t’u përshtatur me lehtësi ndaj ndryshimeve në teknologjinë e informacionit dhe për të mësuar shpejt dhe përdorur mjete dhe metodologji të reja.

Aftesite e kerkuara

  • Njohuri praktike per kryerjen e analizave per identifikimin e rezikut.

  • Njohuri të mira per sistemet e sigurise si SIEM, DLP, IPS/IDS etj

  • Përvojë në dizenjimin e sigurise ne rrjeteve kompjuterike dhe aplikimeve.

  • Njohuri të mira të protokolleve të komunikimit në rrjet (Ethernet, TCP/IP, etc)

  • Minimumi 5 vjet në fushën e Sigurisë (fushat e TI ose rrjetit janë gjithashtu të vlefshme);

  • Njohuri teknike për sistemet e operimit dhe për një gamë të gjerë të teknologjive lidhur me sigurinë, si pajisjet e sigurisë në rrjet, zgjidhjet kundër malware dhe mjetet e sigurisë në pajisjet fundore;

  • Njohuri për infrastrukturën e rrjetit, përfshirë routers, switches, firewalls dhe protokollet të komunikimit në rrjet

  • Njohuri dhe përvojë me parimet e menaxhimit të identitetit dhe aksesit (IAM), ndryshimin e proceseve dhe mjeteve të menaxhimit;

Afati i fundit i aplikimeve : 31 Dhjetor 2019