Pergjegjes i Sektorit te Riskut Operacional

Pergjegjes i Sektorit te Riskut Operacional

Objektivat Paresore

Objektivi kryesor eshte te jete i pergjegjeshem per implementimin dhe mbajtjen e vazhdimesise ne banke, te politikave, proceseve dhe sistemeve per nje manaxhim te mire te riskut operacional, riskut te mashtrimit dhe vazhdimesise se biznesit ne te gjitha produktet e bankes, aktivitetet, proceset dhe sistemet bankare, ne perputhje me nivelin e pranueshmerise se riskut.

Te siguroje nje performance te mire te mbikqyrjes se vazhdueshem ne banke dhe implemenimin korrekt te planeve te veprimeve me qellim mitigimin e riskut operacional dhe humbjeve te mundshme, si dhe rritjen e ndergjegjesimit te riskut operacional si pjese e linjes se pare te mbrojtjes.

Rolet Kyçe & pergjegjesite

1. Manaxhimin e kuadrit rregullator te politikave te riskut operacional dhe riskut te mashtrimit

  • Ndertimi dhe perditesimi i politikave, procedurave dhe pershkrimit te punes si subjekt i kontrollit te vazhdueshem dhe riskut operacional ne perpuethshmeri me legjislacionin lokal dhe kerkesave te Grupit.

  • Implementimin e mjeteve per manaxhimin e riskut operacional dhe riskut te mashtrimit sipas percaktimeve te politikes se riskut operacional.

2. Manaxhimi i Komitetit te Riskut Operacional

  • Pergatitja e materialeve te Komitetit te Auditit dhe komitetit te Kontrollit te Brendshem dhe pjesemarrja ne komitete te tjera , sipas prezences se kerkuar;

  • Perpilimi ne baze tremujore te Raportit te Riskut Operacional i cili mbulon te gjitha aktivitetet e riskut operacional si dhe dorezimi i dokumentit prane te gjithe anetareve te nevojshem.

3. Pergjegjesite dhe detyrat operacionale te manaxhimit te riskut operacional

  • Iniciimin, lehtesimin dhe promovimin e aktiviteteve per rritjen e ndergjegjesimit te riskut operacional brenda bankes, duke perfshire mbajtjen e trajnimeve vjetore per te gjithe stafin, njoftimeve me e-mail dhe /ose iniciativa te tjera;

  • Implementimin e mekanizmave te monitorimit te Riskut Operacional nepermjet pershtatjes se metodologjise se Grupit dhe mjeteve si (RCSA, mbledhjeve te humbjeve, KRI, analizes se skenareve), analizes se rezultateve te perfituara nga keto ushtrime dhe monitorimi i rezultateve te planeve te veprimit;

  • Zhvillon te gjitha aspektet e Planit te Vazhdimesise se Biznesit qe nga vleresimi i riskut, mangesive e deri tek analiza e impaktit te biznesit, planet rregulluese dhe testimi;

  • Sigurim per nje manaxhim te mire te riskut te mashtrimit ne banke;

  • Analizes te te gjitha aktiviteteve dhe identifikimit te riskut te mundshem ne procese qe kryhen ne banke, ne bashkepunim me drejtoret e departamenteve dhe me drejtorin e Departamentit te Sekretariatit Korporativ ;

  • Perfshirjes ne programin e Reshape dhe produkteve/proceve te reja (NPCs) qe jane per t’u implementuar ne banke, duke vleresuar riskun gjitheperfshires dhe duke propozuar mjete te mundshme per minizimin e tij ;

  • Zhvillon, koordinon dhe ndjek ushtrimin e RCSA, Analizes se Skenareve dhe Indikatoret kyc te Riskut;

  • Mbledhjes dhe monitorimit te humbjeve operacionale ne banke, raportimit period sipas kerkesave te grupit dhe authoriteteve, rikonsilimit perkundrejt regjistrimeve te te dhenave ne sistemet e tjera qe perdoren nga banka, psh. regjistrimi ne llogarite sensitive, gjetjet e auditit, dhe burime te tjera te disponueshme.

  • Lehtesimit dhe koordinimin e komunikimit midis grupeve respektive te strukturave te ndryshme te bankes;

  • Pergjegjes per te iniciuar rishikimin e funksioneve brenda sektorit dhe promovuar kulturen e ekipit.

  • Manaxhim te ekipit, ndjekjes se ngarkeses se punes , eficences dhe cilesise te punes se tyre duke vendosur objektiva , prioritete dhe duke nxitur propozime per permisim.

  • Rishikimi dhe aprovimin i ndryshimeve proceduriale nga pikepamja e riskut;

  • Rishikimi i te drejtave ne sistemet e bankes duke u bazuar ne profilet e riskut per cdo funksion;

  • Sigurimin e implementimit te rekomandimeve te Auditit ;

  • Organizimit te raporteve te brendshme dhe te jashme per Manaxhimin, Grupin dhe autoriteteve lokale.

  • Kryen cdo detyre tjeter qe i ngarkohet nga eproret.

4. Pergjegjesite dhe detyrat operacionale te Kontrollit te Vazhdueshem

  • Implementim i mekanizmit te PS dhe monitorim i mbikqyrjes (vecanerisht siguron qe te gjitha aktivitetet jane te mbuluara, kontrollon realizimin efektiv te PS nepermjet implementimit te aplikacionit, krijon dhe dergon sintezen e raportit tek Menaxhimi, ndjek implementimin e plan veprimeve per korrigjimin e anomalive, kontrollon rregullisht eficencen e sistemit te PS);

  • Mban nje dosje reference me te gjithe elementet e kontrollit te vazhdueshem per cdo departament, (personat e perfshire ne mbikqyrjen e vazhdueshme, kontrollet dhe frekuencen e tyre ;

  • Sigurohet qe mbikqyrja e vazhdueshme te mbuloje aktivitetet dhe produktet e reja dhe pershtatet me ndryshimet organizative ;

  • Sigurohet qe mbikeqyrja e vazhdueshme te perditesohet duke marre parasysh rezultatet e RCSA-se te kryer ne Banke ;

  • Verifikon sigurine e kontrolleve ekzisuese ne rast te ndodhjes se humbjeve operacionale dhe ben ndryshimet e nevojshme;

  • Bashkepunon me ekipin e Mbikqyrjes se Vazhdueshme me qellim identifikimin, konsolidimin dhe manaxhimin e informacionit dhe veprimeve te lidhura me cilesine e kontrollit ne dege dhe planet korrigjuese te veprimit.

Aftesite e kerkuara

  • Diplome universitare ne Fakultetin e Ekonomise ose fusha te tjera te lidhura me te ;

  • Eksperience pune ne sektorin bankar minimumi 5 vite;

  • Njohje shume te mire te aktivitetit operacional ne banke;

  • Njohje shume te mire te gjuhes Angleze;

  • Njohuri mbi politikat e sigurise se informacionit perbejne nje aset;

  • Njohuri te mira kompjuterike ;

  • Aftesi te mira per te punuar ne grup;

  • Aftesi te mira per te pranuar Inovacionet;

  • I vete-motivuar, i mire organizuar,sistematik dhe person diskret.

Afati i fundit i aplikimeve: 08 Gusht 2019