Pergjegjes i Sektorit te Klienteve Nderkombetare

Pergjegjes i Sektorit te Klienteve Nderkombetare

Objektivat Kryesore

  • Te rrise Bilancin e Bankes;

  • Te kontribuoje ne arritjen e te gjithave rezultateve te bankes;

  • Te krijoje dhe mbaje maredhenie shume te mira me klientet e rinj dhe ekzistues;

  • Te siguroje nje imazh dhe reputacion shume te mire te bankes;

  • Te performoje ne perputhshmeri me rregulloren e OTP dhe Bankes se Shqiperise;

  • Te mbaje nje maredhenie shume te mire me stafin e bankes;

Rolet dhe pergjegjesite kryesore

  • Inkorporoj strategjine e Bankes ne aspektin e qasjes së biznesit, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet departamenteve;

  • Mbikëqyr rezultatet e portofolit, progresin kundrejt objektivave, identifikimin e problemeve ose mundësive dhe sugjerimin e planit të veprimit për të siguruar përmbushjen e objektivave të biznesit;

  • Përgjegjës për menaxhimin, stërvitjen dhe zhvillimin e ekipit të drejtpërdrejtë, si dhe për vlerësimin periodik të performancës së tyre, duke njoftuar ata dhe menaxheret direkte te saj;

  • Mbikëqyr dhe ndjek cilësinë dhe korrektësinë e aplikacioneve të kredisë, miratimet, disbursimin dhe të gjitha transaksionet e tjera bankare të klientëve të korporatave, si dhe procesin përkatës të monitorimit;

  • Mbikëqyr vazhdimisht tregun, performancën financiare dhe të biznesit per Sektorin;

  • Përfaqëson në mënyrë proaktive bankën dhe udhëheq stafin e saj për të tërhequr dhe mbajtur klientë të mirë dhe në përgjithësi siguron përfaqësim të mirë të OTP në tryeza të rrumbullakëta dhe me aktorë të ndryshëm;

  • Nxit bashkëpunim me te gjitha ekipet vertikale dhe horizontale;

  • Ruan dhe zhvillon marrëdhënie me kolegët në degët e tjera të Grupit, veçanërisht të rajonit, për të përfituar dhe kontribuar për sinergjinë e Grupit; të sigurojë raportim të duhur për klientët internacionale në linjat përkatëse të mbikëqyrjes;

  • Mbështet menaxheret direkte te saj dhe kontribon përgjithësisht në bankë, me përvojën e saj në hartimin e politikave, procedurave, analizave të tregut etj., me spektër më të gjerë përfitues nga Departamenti i Shitjes;

Aftesite e kerkuara

  • Diplome ne Fakultetin Ekonomik, e preferueshme Master ne Administrim Biznesi;

  • Me shume se 7 vite eksperience ne Departamentin e Korporatave;

  • Aftesi shume te mira komunikimi;

  • Lider i Ekipit dhe puna ne grup;

  • Individ i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm;

  • Aftësia për të punuar nën presion, brenda afateve të ngushta dhe për t’u marrë me interesa konfliktuale, brenda dhe jashtë palëve;

  • Aftesi te forta analitike dhe nderpersonale;

  • Sens organizimi;

  • Anglisht, e preferueshme Italisht;

  • Aftesi kompjuterike;

  • Patente;

Afati i fundit i aplikimeve: 6 Nentor 2019