Auditues IT Senior, Departamenti i Auditit te Brendshem

Auditues IT Senior, Departamenti i Auditit te Brendshem

Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • Kryen fazën përgatitore të auditimit të IT-së në disa aktivitete/procese bankare;

  • Përgatit raportin e diagnozës – (analiza selektive e zonave të rrezikut, përkufizimi i metodave dhe programi i punës, përpunimi i buxhetit kohor, alokon punën në ekip për të plotësuar afatet);

  • Rishikon rregullisht punën, duke marrë parasysh rreziqet e identifikuara, mundësinë e kontrollit etj;

  • Është përgjegjës për besueshmërinë dhe cilësinë e punimeve, outputit final dhe rekomandimeve të lëshuara;

  • Për misionet IT është kontakti kryesor i drejtuesve të departamentit të audituar dhe siguron një komunikim të mirë me njesine e audituar (ecurine e punes, ceshtjet dhe vështirësitë e ndeshura);

  • Identifikimi i mundësive për përmirësimin e procesit të auditimit të IT dhe ndarja e ideve me menaxherin e Departamentit te Auditit te Brendshem.

  • Është përgjegjës për të hartuar draft raportin e auditimit mbi misionet e IT;

  • Koordinon përgatitjen dhe paraqitjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve (duke siguruar që të jenë të qarta) tek drejtuesit e departamentit të audituar;

  • Është përgjegjës për ndjekjen e rekomandimeve të lëshuara;

  • Kontrollon plotesimin e dosjeve të punës dhe siguron formalizimin e tyre të saktë dhe te plote;

  • Vlerëson globalisht entitetin e audituar dhe ndërgjegjësimin për rreziqet e menaxhmentit.

Pergjegjesite kryesore

  • Diploma Universitare minimumi diplomë bachelor në shkencat kompjuterike ose sistemet e manaxhimit te informacionit; Certifikimi i auditorit të TI (CISA/ CISM) konsiderohet avantazh;

  • Min. 5 vjet përvojë pune në pozicione të ngjashme

  • Njohuri shume te mire në TI ose sigurinë e informacionit (SI) dhe përvojë në auditimin e TI të organizatave ose auditimit të brendshëm;

  • Aftesi shume te mira teknike, me theks të veçantë në aftësitë e sigurisë, por edhe aftësi shume te mira komunikuese

  • I/e orientuar nga rreziku, aftësia për të identifikuar çështjet gjatë një auditimi IT dhe për t’i shpjeguar drejtuesve jashtë IT çfarë është e gabuar dhe çfarë duhet të ndryshojë

  • Aftësi analitike dhe kritike të të menduarit, të nevojshme për të vlerësuar të dhënat, për të gjetur trendet dhe modelet për të identifikuar çështjet e infrastrukturës së IS dhe IT

  • Duhet të jetë i/e gatshëm(e) të udhëtojnë;

  • Entuziast(e), energjik(e) me aftësinë për të krijuar një mjedis pozitiv brenda ekipit dhe aftësi shumë të mira analitike.

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës; aftësia për të përcaktuar prioritetet, ndjenjën e organizimit dhe të aftë për të punuar nën presion dhe për të finalizuar punën brenda afatit;

Deadline i aplikimeve: 5 Korrik 2019