Arketar i Perkohshem, Dega Lushnje

Arketar i Perkohshem, Dega Lushnje

Kualifikimi i kerkuar:

  • Me arsim te larte Ekonomik.

  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit

  • Njohuri të gjuhës angleze e preferueshme

Detyrat Kryesore dhe Pergjegjesite:

  • Kryen arketime ose pagesa me klientet, ne perputhje me shumen perkatese ne dokumentin urdherues.

  • Kontrollon dokumentin e arketimit per rregullshmerine ne plotesimin e tij me te gjitha kerkesat qe permban.

  • Numeron dhe kontrollon mjetet monetare.

  • Me parate qe arketon, formon tufa me 100 cope, ne perputhje me rregullat e Bankes se Shqiperise.

  • Kryen veprimet e nevojshme per kuadrimin e arkes ne vlere dhe ne sasi (sipas prerjeve) duke patur parasysh:

    • Printimin e ditarit per veprimet e kryera.

    • Perpunimin e vlerave qe ka ne ngarkim ne fund te dites.

    • Krahasimin e gjendjes fizike me gjendjen kontabel.

  • Me perfundimin e kuadrimit dhe dorezimin e vlerave, dokumentet i jepen ekonomistit te sherbimit te klienteles i caktuar per kete qellim, per veprime te metejshme.

  • Dorezon gjendjen e arkes ne tufa te plota, sipas dokumentit te pergatitur per kete qellim.

  • Vendos ne arken e dores vlerat qe mbeten ne ngarkim te tij dhe kujdeset deri ne futjen e tyre ne kasaforte.

  • Diferencat eventuale nga kuadrimi i dites dokumentohen me procesverbal.

Afai i fundit i aplikimeve: 15 Gusht 2019