Analist Biznesi, Sektori i Analizave te Biznesit

Analist Biznesi, Sektori i Analizave te Biznesit

Objektivat Kryesore

Analiza e biznesit dhe menaxhimi i aktiviteteve te projekteve te lidhura me permiresimet e programit informatik, mundesimi i funksionaliteteve dhe menaxhimi i mirembajtjes se sistemit.

Nisja operacionale dhe monitorimi i projekteve te Bankes, procesimi i te gjitha llojeve te kerkesave dhe koordinimi mes aktiviteteve te ndryshme te drejtorive ne Banke dhe/ose keshilluesve te jashtem.

Fusha e mbuluar ne programin informatik: Pagesat dhe operacionet e Back Office te Thesarit

Rolet dhe Përgjegjësitë kryesore

  • 1. Menaxhimi i projekteve

    • Mbikqyrja dhe organizimi i projekteve te Bankes, individualist ose si pjese e nje grupi;

    • Pjesemarrja ne analizen e detajuar te nevojave dhe propozimi i zgjidhjeve;

    • Planifikimi dhe monitorimi i progresit te projekteve;

    • Pergatitja e instruksioneve dhe manualeve lidhur me mjete dhe procese te reja te sistemit;

  • 2. Mirembajtja dhe zhvillimi i programit informatik te Bankes dhe nderfaqeve te lidhura me te:

    • Pergatitja e kerkesave te detajuara per implementimin ne programin informatik te Bankes se funksionaliteteve te reja apo modifikimin e atyre ekzistues;

    • Testimi i zhvillimeve te reja apo korrigjimeve te problemeve ekzistuese;

    • Testimi i versioneve te reja te programit informatik apo nderfaqeve te lidhura me te;

    • Parametrizimi i produkteve/sherbimeve te reja apo modifikimit te atyre ekzistues;

    • Parametrizimi i funksionaliteteve te programit dhe proceseve;

    • Komunikimi me kompanine prodhuese te programit informatik te Bankes ne lidhje me problemet funksionale dhe teknike;

    • Krijimi dhe monitorimi i ticket-ave mbi problemet e programit me kompanine prodhuese te programit si dhe testimi i zgjidhjeve te derguara;

    • Zgjidhja e problemeve te perditshme te programit informatik dhe asistimi i perdoruesve sipas kerkesave te tyre

  • 3. Tjeter:

    • Implementimi dhe menaxhimi i kushteve te punes se Bankes;

    • Ofrimi i mbeshtetjes se nivelit te dyte ne problemet e ngritura nga perdoruesit;

    • Mbeshtetja e Biznesit/Retail/Drejtorive/Sektoreve te tjere te Bankes ne pergatijen e procedurave te lidhura me produktet/sherbimet perkatese;

    • Mbeshtetja e sektoreve te ndryshem te Bankes per percaktimin e nevojave per implementim/permiresim nepermjet realizimit te analizave statisitore dhe analizave te lidhura me proceset e punes;

    • Trajnimi i trajnuesve;

    • Pjesemarrja ne trajnimin e perdoruesve, nese eshte e nevojshme;

  • 4. Aplikimin e sakte dhe te vazhdueshem te te gjitha procedurave dhe politikave te sektorit dhe te sigurohet qe te gjitha veprimet operacionale jane ne perputhje me fushen e veprimit te sektorit.

Aftesite e kerkuara

  • Diplome universitare ose me te larte ne informatike ekonomike, shkenca kompjuterike, ekonomike ose fusha te ngjashme;

  • Eksperience pune/certifikim/trajnim/ne menaxhim projektesh dhe/ose analize biznesi;

  • Aftesi nderpersonale dhe komunimi, aftesi drejtuese;

  • Aftesi per te punuar ne grup;

  • Nivel i larte aftesish organizative dhe analitike;

  • Njohuri te mira te gjuhes angleze;

  • Njohuri te sistemeve te informacionit dhe/ose proceseve bankar.

Afati i fundit i aplikimeve : 1 Nentor 2019