Transferta

Transferta

Të shpejta, efikase, të leverdisshme

TRANSFERTA NË MBËRRITJE

NDËRKOMBETARE

Urdhërat për transferta në mbërritje rregjistrohen në llogarinë e klientit sapo OTP Bank merr mbulimin e fondeve dhe kjo bëhet në të njëjtën datë që kryhet transaksioni.

BRENDA VENDIT

Të gjitha transfertat në mbërritje në monedhën vendase rregjistrohen në llogarinë e klientit sapo ato mbërrijnë në OTP Bank.

TRANSFERTA NË NISJE

BRENDA VENDIT

OTP Bank i ofron klientëve të saj transferta parash brenda degës, ndërmjet degëve, pagesa në favor të bankave të tjera në vend, urdhër-xhirime, pagesa rutinë, pagesa për zyrën e tatimeve, etj.

NDËRKOMBETARE

OTP Bank kryen të gjitha transfertat në nisje në atë datë që preferojnë klientët. OTP Bank ofron një shërbim të konsoliduar për klientët tanë sepse:

  • OTP Bank është pjesë e OTP Group, i cili është lider në “euro clearing” (Një sistem i kompjuterizuar për pagesa dhe depozitime për ruajtjen, transmetimin dhe shlyerjen e Euro-bonove) dhe në ofrimin e zgjidhjeve inovatore që lidhen me këtë sistem.

  • Të gjitha bankat tona korrespondente janë institucione të nivelit më të lartë, të mirënjohura në të gjithë botën.

  • Stafi ynë është i përkushtuar që të kryej shërbimin në kohën e duhur.
    Të gjithë klientët tanë janë të pajisur me kodin IBAN, i cili lehtëson kryerjen e pagesave tuaja duke i bërë ato më të sigurta, të përpikta dhe ndihmon në shmangien e vonesave dhe detyrimeve të mundshme.

BANKAT KORRESPONDENTE

Lista e bankave korrespondente:
  • Societe Generale Paris , France EUR IBAN.No. FR7630003069900010161080726 SWIFT Code: (SOGEFRPP)

  • Societe Generale New York, U S A USD Acct.No. 00197904 SWIFT Code: (SOGEUS33)

  • Deutsche Bank AG Frankfurt, Germany EUR Acct.No. 100921211900EUR; GBP Acct.No. 100921211900GBP; SWIFT Code: (DEUTDEFF)

  • Deutsche Bank Trust Company Americas New York, U S A USD Acct.No. 4435132 SWIFT Code: (BKTRUS33)

  • Unicredit Bank AG (HYPOVEREINSBANK) Munich, Germany EUR Acct.No. 69107524; USD Acct.No. 68617596 SWIFT Code: (HYVEDEMM)

  • Raiffeisen Zentralbank Oesterreich AG Vienna, Austria EUR Acct.No.55.065.742; USD Acct.No. 70-55.065.742; GBP Acct.No. 83-55.065.742; CHF Acct.No. 73-55.065.742; CAD Acct.No. 71-55.065.742 SWIFT Code: (RZBAATWW)

  • Credit Suisse, AG Zurich, Switzerland CHF Acct.No. CH3804835089477473010 SWIFT Code: (CRESCHZZ80A)

  • K.I.B.: 21311006 Kodi SWIFT: PUPPALTR