Trajnimi dhe zhvillimi

Në OTP Bank, ne besojmë fort në zhvillimin e punonjësve. Përveç këshillave të vazhdueshme dhe feedback-ut të ofruar nga menaxheri i tyre, të gjithë punonjësit tanë kanë akses për trajnime në vendin e punës dhe një shumëllojshmëri mjetesh dhe burimesh. Këto përfshijnë programin tonë INTRANET, kurset në MyLearning Platform, trajnime / seminare të ndryshme, etj.

Procesi ynë i Performancës do t’ju ndihmojë të identifikoni objektivat tuaja të zhvillimit dhe aspiratat e karrierës dhe të krijoni një plan veprimi për t’i arritur ato. Menaxheri juaj do t’ju gjendet pranë gjatë gjithë procesit, duke ju ndihmuar të përmbushni – dhe tejkaloni – objektivat e performancës. Ne do t’ju japim mbështetjen dhe burimet që ju nevojitet për të ndërtuar njohuritë

tuaja, për të rritur aftësitë tuaja dhe për të fituar përvojë – duke bërë të mundur suksesin tuaj profesional. Ne duam që të gjithë njerëzit tanë të arrijnë qëllimet e tyre afatshkurtra dhe afatgjata për një karrierë sa më të mirë.