Struktura Drejtuese

Bordi Menaxhimit

Bledar Shella

Drejtor i Përgjithshëm
Kryetar i Bordit të Manaxhimit

Ardian Hasa

DREJTOR I DIVIZIONIT
OPERACIONAL/
Anëtar i Bordit
të Manaxhimit

Gabor JANDACSIK

DREJTOR I DIVIZIONIT TË
FINANCËS DHE RISKUT /
Anëtar i Bordit të
Manaxhimit

Ferid SHIJAKU

DREJTOR I KOMANDUAR I
DIVIZIONIT TË BIZNESIT /
Anëtar i Bordit të
Manaxhimit

Liljana Shkodra

DREJTOR I DIVIZIONIT RETAIL /
Anëtar i Bordit të
Manaxhimit

Komiteti i Manaxhimit

Gjergji Harispapa

Drejtor i Departamentit
të Menaxhimit të Riskut

Bertina Hajdini

Drejtore e Departamentit të
Sekretariatit Korporativ

Jonila Janku

Drejtore e Departamentit
të Marketingut

Bledar Shella

Drejtor i Përgjithshëm
Kryetar i Bordit të Manaxhimit

Juela Ahmeti

Drejtore e Departamentit
të Financës

Irida Vejsiu

Drejtore e Departamentit
të Burimeve njerëzore

Marsela Ekonomi

Drejtore e Departamentit
të Auditit të Brendshëm

Ferid Shijaku

Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Drejtor i Komanduar i Divizionit të Biznesit

Liljana Shkodra

Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Drejtor i Divizionit të Retail

Gabor Jandacsik

Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Drejtor i Divizionit të Financës dhe Riskut

Ardian Hasa

Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Drejtor Divizioni Operacional

Bordi Menaxhimit

Bledar Shella

Drejtor i Përgjithshëm

Ferid Shijaku

Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Drejtor i Divizionit të Biznesit

Liljana Shkodra

Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Drejtor i Divizionit të Retail

Gabor Jandacsik

Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Drejtor i Divizionit të Financës dhe Riskut

Ardian Hasa

Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Divizioni Operacional

Gjergji Harispapa

Drejtor i Departamentit
të Menaxhimit të Riskut

Jonila Janku

Drejtore e Departamentit
të Marketingut

Albana Hallvaxhiu

Drejtore e Departamentit
të Financës

Bertina Hajdini

Drejtore e Departamentit të
Sekretariatit Korporativ

Marsela Ekonomi

Drejtore e Departamentit
të Auditit të Brendshëm

Irida Vejsiu

Drejtore e Departamentit
të Burimeve njerzore

X

Ferid Shijaku

DREJTOR I KOMANDUAR I DIVIZIONIT TË BIZNESIT / Anëtar i Bordit të Manaxhimit

Ferid Shijaku, është shtetas shqiptar, i diplomuar në MSc. për Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka përfunduar MBA nga Universiteti i Nebraskës (SHBA) në bashëpunim me Universitetin e Tiranës. Ai menaxhon së fundi Divizionin e Biznesit në OTP Bank Albania, ndërkohë që u bashkua bankës në vitin 2010 si Zëvendës Drejtor i Divizionit, Drejtor i Departamentit të Korporatës. Në 20 vitet e tij të përvojës bankare, ai ka mbuluar një spektër të gjerë në procesin e huadhënies dhe në shërbimet e biznesit, duke filluar nga mikrofinancimi deri tek kompanitë e mëdha, nga huatë i thjeshta deri tek financimi i kapitalit, ndërmjetësimit, financimit të strukturuar dhe financimit të projekteve. Z. Shijaku ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin e kredisë dhe shërbimeve bankare, duke filluar nga drejtori i kredive, analist investimesh, drejtor i rrezikut të kredisë, dhe së fundi si drejtues i korporatave dhe shitjeve në bankë. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit në bankë, gjë e cila e transformoi bankingun e korporatave në një lojtar të rëndësishëm në sektorin bankar. Z. Shijaku ka rrënjë të forta në komunitetin vendas të biznesit dhe e konsideron punën e tij si një kontribut për këtë komunitet. Ai me kënaqesi ndan përvojën e tij duke këshilluar bizneset dhe duke trajnuar të rinjtë në zhvillimin e karrierës së tyre.

X

Liljana Shkodra

DREJTOR I DIVIZIONIT RETAIL / Anëtar i Bordit të Manaxhimit

Znj. Liljana Shkodra është shtetase shqiptare, e diplomuar në degën Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Znj. Shkodra vjen nga një eksperiencë e gjatë në sistemin bankar e fokusuar në Sektorin Retail. Ajo e nisi karrierën e saj në Korrik të vitit 1998 si analiste kredie në FEFAD Bank. Në korrik të vitit 2003 ajo u emërua Drejtoreshë e Departamentit Retail në NBG Bank, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2008. Në maj të vitit 2008, u emërua zëvendës drejtoreshë e Grupit Retail Banking në BKT bank, kurse në qershor të vitit 2015 u emërua edhe Drejtore e Rrjetit të degëve në këtë bankë. Znj. Shkodra ka përfunduar gjithashtu studimet Master në Financë në Fakultetin e Ekonomikut, Universiteti i Tiranës. Duke filluar nga muaji maj 2019, znj. Shkodra u emërua Drejtore e Divizionit Retail dhe Anëtare e Bordit të Manaxhimit në OTP Bank Albania.

X

Gjergji Harispapa

Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Riskut

Gjergji Harispapa, një shtetas shqiptar, është diplomuar në Ekonomi dhe Financa në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në Shqipëri dhe zotëron një diplomë Master në Financa po nga i njëjti universitet.Ai ka punuar në industrinë bankare për 14 vjet dhe ka mbajtur disa pozicione në Bankën e Shqipërisë, fillimisht si specialist në Departamentin e Politikës Monetare dhe më pas si specialist në Departamentin e Mbikëqyrjes Financiare. Gjatë kësaj periudhe, z. Harispapa ishte gjithashtu një Asistent Lektor në Fakultetin Ekonomik.Në janar të vitit 2008, z. Gjergji Harispapa iu bashkua Societe Generale Albania, pjesë e Grupit Societe Generale, si Drejtor Sektori në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm. Në shkurt të vitit 2009 ai u emërua drejtor i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, një pozicion që ai e mbajti për 6 vjet, deri në prill të vitit 2015, kur u zgjodh Zëvendës Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Riskut.Që nga janari 2018, ai u emërua Menaxher i Departamentit të Menaxhimit të Riskut pranë Societe Generale Albania, përgjegjës për riskun e kredisë, riskun e tregut dhe rikuperimin e kredive me probleme.

X

Bertina Hajdini

Drejtore e Departamentit të Sekretariatit Korporativ

Bertina Hajdini, një shtetase shqiptare, është diplomuar në Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës (Shqipëri) dhe zotëron një diplomë Master në të njëjtën fushë nga Universiteti Epoka.Ajo ka punuar në industrinë bankare për 17 vjet dhe ka mbajtur disa pozita drejtuese midis të cilave 10 vjet angazhim të plotë ndaj Societe Generale Albania, pjesë e Grupit Societe Generale, një nga grupet më të mëdha financiare në botë.Bertina Hajdini nisi karrierën e saj në vitin 2000 si Asistente e Departamentit të Shërbimit të Klientit në FEFAD, "Fondacioni për Ndërmarrësi, Financa dhe Zhvillim", sot i njohur si Banka ProCredit. Në maj të vitit 2001, ajo u emërua si Specialiste në Bankën Ndërkombëtare dhe në prill të vitit 2006 mbajti pozitën e Koordinatorit për Kreditë Dokumentare.Ajo iu bashkua me Societe Generale Albania në tetor të vitit 2007 si Drejtore e Pagesave dhe Bankave Korrespondente, deri në janar të vitit 2011 kur mori drejtimin e Departamentit Back Office. Në maj të vitit 2016 ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Sekretariatit Korporativ, një pozicion sfidues pasi ajo është Përgjegjëse e katër sektorëve të ndryshëm.

X

Jonila Janku

Drejtore e Departamentit të Marketingut

Jonila Janku, me shtetësi shqiptare, është diplomuar në Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës (Shqipëri). Ajo gjithashtu ka një Master në të njëjtën fushë nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë. Me 15 vjet eksperiencë në sektorin privat në disa pozicione drejtuese, Jonila Janku është një eksperte në tregun vendas të Medias, Marketingut dhe të Komunikimit. Jonila Janku filloi karrierën e saj në prill të vitit 2003 si menaxhere e llogarisë në Albvizion shpk, duke vijuar më pas në Top Media Group. Në gusht të vitit 2004, ajo themeloi degën e agjencisë Grey World Wide në Shqipëri dhe mori përsipër menaxhimin e kësaj agjencie. Prej gushtit 2005 deri në janar të vitit 2015, ajo ndërtoi karrierën e saj 10-vjeçare si Drejtore e Departamentit të Marketingut në Digitalb sh.a, televizioni më i madh me pagesë dhe marka më e fuqishme Shqipëtare. Ajo e krijoi këtë departament ndërkohë që kompania sapo ishte themeluar. Në shkurt të vitit 2015 ajo u emërua Drejtore Komerciale në KA Trading sh.pk. Shqipëri. Paralelisht ajo ka kontribuar si lektore e jashtme ose folëse e ftuar në disa institucione arsimore si, UET, UNYT, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Jonila Janku filloi punë në Societe Generale Albania në nëntor të vitit 2015 si Drejtore e Departamentit të Marketingut.

X

Gabor JANDACSIK

DREJTOR I DIVIZIONIT TË FINANCËS DHE RISKUT / Anëtar i Bordit të Manaxhimit

Gabor Jandacsik, një shtetas hungarez, ka mbaruar studimet e tij në Universitetin Corvinus të Budapestit, Hungari dhe ka një diplomë master në Financimin dhe Vlerësimin e Korporatës dhe Doktoraturë në Menaxhimin e Rrezikut. Ai e filloi karrierën e tij në vitin 1993 si drejtor i rrezikut në CIB-Intesa Sanpaolo Bank në Hungari dhe ka mbajtur disa pozicione drejtuese në menaxhimin e riskut, rrjetin e shitjes me pakicë dhe bankën e korporatave në sistemin bankar në Hungari, në filialet e Intesa Sanpaolo, Bayerische Landesbank dhe Mali i Zi në Bankën CKB, anëtar i Grupit Bankar OTP, Hungari. Ai gjithashtu, ka një përvojë akademike nga viti 1999 deri në 2008 si profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Debrecen, Hungari. Që nga maji 2019 ai është emëruar si Drejtor i Divizionit të Financave dhe Riskut dhe anëtar i Bordit të Menaxhimit në OTP Bank Albania

X

Bledar Shella

Drejtor i Përgjithshëm

Z. Bledar Shella është shtetas shqiptar, i diplomuar në Financë dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në Shqipëri dhe mban titullin Analist Financiar i Çertifikuar nga Instituti ndërkombëtar i profesionistëve, Chartered Financial Analyst (CFA).Ai e nisi karrierën e tij në Tetor të vitit 2000 në Administrimin e Rezervës Valutore, pranë Departamentit të Operacioneve Monetare, pranë Bankës së Shqipërisë. Në muajin Prill 2004, ai u emërua Zv. Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Drejtor i Inspektimeve të Bankës së Shqipërisë. Pas një eksperience tetëvjeçare në Bankën e Shqipërisë, ai iu bashkua Bankës Societe Generale Albania në muajin Korrik 2008 si Drejtor i Departamentit të Manaxhimit të Riskut.Z. Shella ka gjithashtu një përvojë akademike, të cilën e ka filluar në muajin Tetor të vitit 2000 si Profesor në Financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Nga Marsi i vitit 2013 deri në Qershor të vitit 2014, ai ka qenë Lektor i lëndës Analiza Financiare e Avancuar, pjesë e kurrikulës së Programit Master pranë Universitetit Europian të Tiranës.Në Mars të vitit 2015 ai u propozua dhe u zgjodh Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania, në krye të Divizionit Retail.Duke filliuar nga muaji Dhjetor 2018, Z. Shella u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Societe Generale Albania.

X

Ardian Hasa

zv/ Drejtor i Përgjithshëm Divizioni Operacional

Ardian Hasa, një shtetas shqiptar, është diplomuar për Inxhinieri Elektronike në Shkenca Kompjuterike në Universitetin Politeknik të Tiranës (Shqipëri) dhe ka diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Sheffieldit. Ardian Hasa, filloi karrierën e tij në vitin 2002 në sektorin e telefonisë mobile. Në gusht të vitit 2003, iu bashkua Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një organizatë jo fitimprurëse ndërkombëtare, si Specialist i TIK-ut dhe në janar 2006 ai u emërua Drejtor për Projekte Kombëtare ne fushen e TIK. Ai u bashkua me Societe Generale Albania në Shtator të viti 2008 si Oficer për Menaxhimin e Projekteve deri në mars të viti 2010 kur u emërua Drejtor i Kontrollit të Cilësisë. Në maj të vitit 2012 ai kë qenë në pozicionin e Zëvendës Drejtor i Divizionit Operacional dhe tre vjet më vonë u emërua si Drejtor i Divizionit Operacional. Pas mbi 12 viteve përvojë në pozicione të ndryshme drejtuese, ndër të cilat 10 vjet me angazhim të plotë ndaj Bankës Societe Generale Albania, në prill të vitit 2018 ai u zgjodh zv/ Drejtor i Përgjithshëm ne krye te Divizionit Operacional të Societe Generale Albania.

X

Marsela Ekonomi

Drejtore e Departamentit të Auditit të Brendshëm

Marsela Ekonomi, një shtetase shqiptare, është diplomuar në Financë dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universitetit të Tiranës në Shqipëri dhe zotëron një diplomë Master Shkencor në Kontabilitet nga i njëjti universitet. Marsela Ekonomi nisi karrierën e saj si analiste financiare në një sofware house të specializuar në programe kontabiliteti I.M.B. Shpk dhe më vonë si Drejtore e Kontabilitetit në M.J Maillis Albania, pozicione këto që i mbajti për 3 vjet. Përvoja e parë e znj. Ekonomi si auditore daton në vitin 2008 në Ernst & Young Albania. Në shtator 2010, ajo u bashkua me kompaninë e auditimit ILD-99 Auditing sh.pk si Drejtore e Departamentit të Auditimit dhe Taksave, një funksion që ajo e mbajti për një periudhë prej 4 vjetësh. Nga janari i vitit 2015 deri në prill 2018, znj. Ekonomi ka mbajtur postin e Manaxherit Senior pranë Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe dhënies së sigurisë në firmën ndërkombëtare të auditimit Mazars në Shqipëri, me seli në Tiranë. Që nga shtatori 2013, Marsela Ekonomi është gjithashtu një Auditore e Ҫertifikuar dhe po finalizon procesin e marrjes së kualifikimit nderkombëtar ACCA. Pas një eksperience dymbëdhjetë vjeçare në auditim, kontabilitet dhe dhënie sigurie, në prill të vitit 2018, ajo u bashkua me Societe Generale Albania si Drejtore e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm.

X

Irida Vejsiu

Drejtore e Departamentit të Burimeve njerzore

Irida Vejsiu, një shtetase shqiptare, është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Shqipëri; zotëron një Master në Shkencat e Menaxhimit nga Universiteti Umea, Republika e Suedisë dhe i është dhënë nga Universiteti i Tiranës grada akademike si Doktor i Filozofisë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.Irida Vejsiu filloi karrierën e saj në shkurt të vitit 2002 si një oficer në rekrutimin dhe marrëdhëniet e punonjësve në Vodafone Albania sh.a, Tiranë, Shqipëri. Në gusht 2005, ajo u Senior Officer në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimit pranë Raiffeisen Bank sh.a, Tiranë. Në shkurt 2007, ajo mori drejtimin e Sektorit të Trajnimit dhe Zhvillimit dhe më vonë ajo u bë Drejtore e Sektorit të Performancës dhe Shpërblimit në Raiffeisen Bank sh.a.Irida Vejsiu zotëron gjithashtu një përvojë akademike, që nga shkurt 2006 deri në qershor 2007, si lektore me kohë të pjesshme pranë Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, për lëndën Manaxhimi dhe Etika e Burimeve Njerëzore dhe Komunikimi në Biznes.Në vitin 2009, ajo iu bashkua Bankës Societe Generale Albania si Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimit.

X

Juela Ahmeti

Drejtore e Departamentit të Financës