Departamenti: Ligjor dhe Sekretariati
Objektiv kryesor:
Përgjegjës kryesisht për çështjet e qeverisjes korporative, duke siguruar administrimin e duhur të mbledhjeve të organeve drejtuese te Bankes, zbatimin e një procesi të qartë vendimmarrjeje nëpërmjet organeve drejtuese të Bankës, si dhe organizimin dhe administrimin e duhur të Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarit të Vetëm, Këshillit Mbikëqyrës dhe komiteteve të tjera të Bankës. Siguron përputhshmërinë e kuadrit të qeverisjes së Bankës me kërkesat rregullatore të Bankës së Shqipërisë, rregulloret e Grupit OTP dhe praktikat më të mira evropiane.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :
- Përgatitja dhe administrimi i mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës, Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve dhe komiteteve përkatëse raportuese ne Keshillim Mbikëqyrës;
- Përgatitja dhe administrimi i minutave te mbledhjeve te organeve drejtuese;
- Përgatitja e mbledhjeve te komiteteve të brendshme dhe administrimi i minutave;
- Hartimi dhe përgatitja e dokumenteve, tabelave, grafikëve, prezantimeve dhe materialeve të tjera sipas nevojave;
- Përgatitja e dosjeve për miratimet e administratorëve nga Banka e Shqipërisë, reflektimi ne regjistrat tregtare dhe permbushja e detyrimeve te tjera ligjore sipas kerkesave te legjislacionit te fushes;
- Zbatimi dhe përditësimi i rregulloreve të brendshme të qeverisjes korporative;
- Hartimi i shkresave, memorandumeve, procedurave dhe dokumenteve të tjera sipas kërkesave;
- Krijimi dhe mirëmbajtja e arkivës elektronike të vendimeve dhe regjistrimi i tyre në sistemet dhe regjistrat përkatës;
- Kryerja e kontrolleve te perditshme dhe aktiviteteve të tjera monitoruese;
- Mbështetje në monitorimin e ndryshimeve rregullatore dhe ligjore;
- Kryerja e kërkimeve dhe analizave mbi çështje të ndryshme sipas kërkesës, raportimeve perkatese ne strukturat audituese;
- Kryerja e detyrave te tjera sipas udhezimeve perkatese.
Kualifikimi i kërkuar :
- Diplomë universitare (preferohet në Juridik);
- I/e përkushtuar, i/e saktë dhe shumë i/e organizuar;
- Integritet i lartë profesional dhe respektim i konfidencialitetit;
- Përvoja të mëparshme në këtë fushë përbëjnë avantazh;
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
- Aftësi shumë të mira kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint, etj.).
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it recruitment@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 10 Nëntor 2026.