Divizioni – Retail
Kualifikimi i kërkuar:
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të;
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
- Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë;
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Të kryejë arkëtime ose pagesa me klientët, në përputhje me shumën përkatëse në dokumentin urdhërues;
- Të kontrollojë dokumentin e arkëtimit për saktësinë në plotësimin e tij me të gjitha kërkesat që përmban;
- Të numërojë dhe kontrollojë mjetet monetare;
- Të kryejë veprimet e nevojshme për kuadrimin e arkës në vlerë dhe në sasi;
- Të dorëzojë gjendjen e arkës në tufa të plota, sipas dokumentit të përgatitur për këtë qëllim;
- Të vendosë në arkën e dorës vlerat që mbeten në ngarkim të tij dhe të kujdeset deri në futjen e tyre në kasafortë;
- Të dokumentojë me procesverbal diferencat eventuale nga kuadrimi i ditës.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët që përmbushin kriteret bazë do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është data 10 Nentor 2026.