×
I nderuar klient,
Ju informojmë se Dega e Bankës OTP Albania në rrugën “Myslym Shyri” do të jetë në rikonstruksion nga data 25 janar – 19 shkurt, 2021.
Nga dt 25 – 29 janar do të jetë me shërbim të kufizuar.
Nga dt 1 – 19 shkurt nuk do të ofrohet shërbim.
Ju ftojmë të përdorni kanalet alternative si Online Banking, ATM, POS për veprime ditore.
Për çdo paqartësi telefononi pa pagesë në 0800 48 48.
Ju faleminderit!
I/E Nderuar Klient/e,
Banka OTP Albania njofton të gjithë klientët e saj, të cilët mbajnë një dokument identifikimi të lëshuar në vitin 2009 dhe 2010, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar, të paraqiten pranë degës më të afërt të OTP Bank Albania me një dokument të vlefshëm për të bërë përditësimin e të dhënave
Ju njoftojmë se nëse dokumentit Tuaj të identifikimit i ka përfunduar afati i vlefshmërisë, çdo shërbim bankar i kërkuar do të jetë i pamundur të ofrohet, deri në momentin e pajisjes dhe paraqitjes së një dokumenti të vlefshëm identifikimi.
Përveçse për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore, ky proces bëhet për të rritur edhe cilësinë e shërbimit dhe për të siguruar komunikimin e vazhdueshëm me Ju, duke forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë. !
Për më shumë informacion, jeni të lutur të vizitoni faqen e mëposhtme klikoni këtu
Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin Tuaj!
*Ky njoftim bëhet në përputhje me Vendimin Nr. 59, datë 29.08.2008, Për Miratimin e Rregullores “Mbi Transparencën për Produktet dhe Shërbimet Bankare e Financiare”, i ndryshuar.