Të dhënat e klientëve

OTP - Pop up

Njoftim – Përditësim i të dhënave

Ju njoftojmë se në kuadër të zhvillimit të aktivitetit të saj bankar dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi, Banka OTP Albania sha duhet të mbajë të dhëna dhe dokumente të përditësuara të klientëve të saj.

Nisur nga sa më lart, bazuar edhe në  Ligjin Nr.9917, datë 19.5.2008 “PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT” i ndryshuar, Banka njofton të gjithë klientët e saj që mbajnë një dokument identifikimi të lëshuar në vitin 2009 dhe 2010, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar, se:

Çdo klient që dëshiron të marrë shërbime pranë Bankës sonë, duhet të rinovojë dokumentin e identifikimit të cilit i ka përfunduar afati i vlefshmërisë dhe ta paraqesë atë menjëherë pranë degës më të afërt të Bankës OTP Albania. Ju njoftojmë se në rast se paraqiteni pranë degës së bankës me një dokument identifikimi të cilit i ka përfunduar afati i vlefshmërisë, çdo shërbim bankar i kërkuar do të jetë i pamundur të ofrohet, deri në momentin e pajisjes dhe paraqitjes së një dokumenti të vlefshëm identifikimi.

Përditësimi i të dhënave identifikuese të klientit është një proces i vazhdueshëm, ndaj banka, kur klientët paraqiten në degët e saj, duhet të kryejë përditësimin e të dhënave dhe të dokumentit të identifikimit, por edhe kërkon nga klientët që të paraqiten në Bankë apo të njoftojnë menjëherë atë për të bërë përditësimet e nevojshme të cilat mund të jenë: adresa e banimit, numri i telefonit, posta elektronike, dokumente të tjera të cilat aktualisht nuk janë më të vlefshme, etj.

Përveçse për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore ky proces bëhet për të rritur edhe cilësinë e shërbimit dhe për të siguruar komunikimin e vazhdueshëm me Ju, duke forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë.

Pyetje të shpeshta

Bazuar në Ligjin Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” i ndryshuar, të gjithë klientët që mbajnë një dokument identifikimi të lëshuar në vitin 2009 dhe 2010, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar, duhet të kryejnë përditësimin e të dhënave të tyre në mënyrë që të vijojnë të marrin shërbime bankare.

Përveçse për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore, ky proces bëhet dhe për të rritur cilësinë e shërbimit dhe për të siguruar komunikimin e vazhdueshëm me Ju, duke forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë

Po. Bazuar në Ligjin Nr. 9887, datë. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të gjithë të dhënat tuaja janë të mbrojtura dhe mund të përpunohen vetëm nëse janë të nevojshme për qëllimet për të cilat kërkohen.

Për të përditësuar të dhënat tuaja duhet të paraqiteni në degën tuaj apo në degën më të afërt të Bankës OTP Albania dhe bankieri juaj personal do ju asistojë në çdo hap të këtij procesi.

Ju duhet të keni me vete një mjet identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) të vlefshëm për të kryer përditësimin e të dhënave Tuaja.