Valsi Thomollari, një shtetas shqiptar, është diplomuar për Informatikë (Diplomë e Integruar e nivelit të dytë) në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës (Shqipëri).
Z. Thomollari, e nisi karrierën e tij në vitin 2008 në sektorin bankar, pranë Alpha Bank Albania, si Specialist i Infrastrukturës dhe Rrjeteve në Departamentin e Teknologjisë dhe Informacionit.
Në vitin 2011 u promovua si Përgjegjës i Operacione TI, ku njëkohësisht nisi të merrej dhe me çështje të Sigurisë së Informacionit, Vazhdimësisë së Biznesit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, detyra këto që kulmuan në promovimin në vitin 2013 si Oficer i Sigurisë së Informacionit, e më tej në 2015 si Përgjegjës i Sektorit të Sigurisë së Informacionit krijuar rishtazi.
Pas 11 vitesh në sektorin bankar Z. Thomollari vendos të ndërrmarë një ndryshim në karrierë duke iu bashkuar në vitin 2019 sektorit të telekomunikacionit, si Përgjegjës i Sigurisë Kibernetike në Vodafone Albania për një eksperiencë shumë të vyer.
Në maj të vitit 2020, rikthehet sërish në sektorin bankar, këtë herë duke iu bashkuar Bankës OTP Albania, si përgjegjës i Sektorit të Sigurisë TI dhe Kartave.
Një vit më pas, në 2021, promovohet në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Sigurisë në Divizionin Operacional, duke zgjeruar përgjegjësitë në fusha si Siguria Fizike dhe Menaxhimi i CASH-it.
Bashkimi i Bankës OTP Albania me Alpha Bank Albania e rikonfirmon Z. Thomollari në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Sigurisë, këtë herë duke raportuar direkt tek Drejtori i Përgjithshëm dhe duke iu bashkuar nga Dhjetor 2022, Komitetit të Menaxhimit të Bankës.