Sonila Shkodrani ka kryer studimet e larta në Francë ku është diplomuar në nivelin Bachelor dhe Master, në Drejtësi në degën e drejtë Biznesi dhe e drejtë Fiskale Biznesi nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, Universiteti Rennes 1.
Gjatë vitit 2020, Znj. Shkodrani i është akorduar titulli « Doktor në Drejtësi », nga po i njëjti Universitet. Karrierën profesionale Znj. Shkodrani e ka filluar pranë Departamentit të taksave të PwC, Société d’ Avocats, Paris, Francë.
Më pas ajo ju bashkua Grupit Siemens, në Paris, deri në fund të vitit 2012 në pozicionin e juristes në fushën e taksave. Paralelisht ka realizuar disa kërkime për temat “Aspektet fiskale të Investimeve Amerikane në France” apo “Diskriminimi Fiskal sipas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut », rezultatet e të cilave i ka prezantuar pranë Universiteve Georgetwon në Washtington, dhe New York Law School, USA.
Në Janar 2013 Znj. Shkodrani i bashkohet Bankës Societe Generale Albania si juriste dhe më pas promovohet Përgjegjëse e Sektorit Ligjor.
Gjatë periudhës shkurt 2014- 2015 Znj. Shkodrani ka shërbyer si lektore e jashtme pranë Universitetit Europian të Tiranës për lëndën e Drejtë Biznesi dhe e Drejtë e Falimentit në nivelin Master Shkencor.
Prej dhjetorit të vitit 2022 ajo mban postin e Drejtores së Departementit Ligjor dhe Sekretariatit të Bankës OTP Albania sh.a.