OTP Bank

Gabor Kolics

Gabor Kolics, shtetas Hungarez, është i diplomuar nga Universiteti i Shkencave Ekonomike për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomiks. Kolics punon në industrinë bankare që prej vitit 2004, vit në të cilin është bashkuar me Grupin OTP si Analist i Riskut.

Për një periudhë të shkurtër, ai u promovua si Menaxher i Lartë i Departamentit të Blerjes dhe Koordinimit të Bankave. Prej vitit 2019, Z. Gabor Kolics është drejtor menaxhues i Drejtorisë së Blerjeve dhe Integrimit të Grupit, përgjegjës për ekzekutimin e projekteve të Merger & Acquisition dhe integrimit të OTP Group, si dhe funksionin e kontrollit, raportimit dhe planifikimit në Divizionin e Bankave Tregtare.

Ndërmjet dhjetorit të vitit 2017 dhe 2021, z. Kolics ka qenë kryetar i Bordit të Drejtorëve të Vojvodanska Banka gjatë bashkimit të saj me OTP banka Srbija, më pas me Societe Generale Srbija. Që nga maji i vitit 2021 z. Kolics është anëtar i bordit të drejtorëve të OTP banka Srbija dhe prej 2011, Z. Kolics është Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Fondit të Kapitalit Sipërmarrës të Portofolit.

Kolics ka patur disa anëtarësime të tjera në filialet e Grupit OTP, duke përfshirë atë të CKB Bank (Mali i Zi) dhe DSK Bank (Bullgari). Në dhjetor 2022, Z. Gabor Kolics është kryetar i Këshillit Drejtues i Bankës OTP Albania.

This site is registered on wpml.org as a development site.