Znj. Liljana Shkodra është shtetase shqiptare, e diplomuar në degën Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Znj. Shkodra vjen nga një eksperiencë e gjatë në sistemin bankar e fokusuar në Sektorin Retail.
Ajo e nisi karrierën e saj në korrik të vitit 1998 si analiste kredie në FEFAD Bank. Në korrik të vitit 2003 ajo u emërua Drejtoreshë e Departamentit Retail në NBG Bank, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2008.
Në maj të vitit 2008, u emërua zëvendës drejtoreshë e Grupit Retail Banking në BKT bank, kurse në qershor të vitit 2015 u emërua edhe Drejtore e Rrjetit të degëve në këtë bankë. Znj. Shkodra ka përfunduar gjithashtu studimet Master në Financë në Fakultetin e Ekonomikut, Universiteti i Tiranës.
Duke filluar nga muaji maj 2019, znj. Shkodra u emërua Drejtore e Divizionit Retail dhe Anëtare e Bordit të Manaxhimit në OTP Bank Albania.